Kërko

 Conferenza Episcopale d'Albania, l'incontro a Tirana Conferenza Episcopale d'Albania, l'incontro a Tirana

Asamblea e LXXI e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë

Ipeshkvijtë e Kishave katolike dioqezave të Shqipërisë në mbledhjen e LXXI të zakonshme, në Tiranë, për të biseduar rreth çështjeve dhe tematikave që janë të rëndësishme për jetën e Kishës katolike në Shqipëri, si bamirësia, baritorja e të rinjve, kujdesi ndaj Seminarit Ndërdioqezan, vëmendja ndaj emigrantëve e të tjera

R.SH. / Vatikan

Ipeshkvijtë e Kishave dioqezave të Shqipërisë në mbledhjen e LXXI të zakonshme, në Tiranë, bisedojnë rreth çështjeve dhe tematikave që janë të rëndësishme për jetën e Kishës katolike në Shqipëri, si bamirësia, baritorja e të rinjve, kujdesi ndaj Seminarit Ndërdioqezan, vëmendja ndaj emigrantëve, shtresat e margjinalizuara siç të burgosurit, të sëmurët dhe të braktisurit. Po të ndjekim njoftimin e zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja:

dom Mark Pashkja

Fillon punimet Asamblea e Zakonshme e LXXI e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Pas fjalës përshëndetëse të SH.T. Imzot Gjergj Meta, President i KISH, punimet e kësaj asambleje do ti përshëndes edhe Sh.T. Imzot Luigi Bonazzi, Nunci Apostolik në vendin tonë. Çështje dhe tematika themelore për jetën e Kishës në vendin tonë do të jenë në qendër të vëmendjes të këtyre punimeve.

Veprimtaria e Kishës në fushën e bamirësisë, baritorja e të rinjve, kujdesi ndaj Seminarit Ndëdioqezan apo edhe vëmendja ndaj emigrantëve do të jenë në qendër të punës së barinjve të Kishës tonë. Gjithashtu do të ketë edhe një trajtim të hollësishme të punës së të gjitha komisioneve vepruese në KISH dhe efektshmërisë së tyre.

Në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm dhe universal që karakterizon kishën tonë, në këtë asamble do të diskutohet me shumë kujdes edhe për aspekte të ndryshme të baritoreve që përfshin shtresat e margjinalizuara siç janë të burgosurit, të sëmurët dhe të braktisurit.

10 qershor 2024, 12:51