Kërko

Caritas Sapa organizoi Maratonën e Biçikletave me fëmijët e 8 famullive

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biçikletave, Caritas Sapa organizoi Maratonën e Biçikletave me fëmijët e 8-të famullive të Dioqezës së Sapës.

R.SH. - Vatikan

MARATONA E BIÇIKLETAVE NE DIOQEZEN E SAPES

Nga Vau-Dejës Violeta Marashi

Nga Vau-Dejës Violeta Marashi

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biçikletave, Caritas Sapa organizoi Maratonën e Biçikletave me fëmijët e famullive të Dioqezës së Sapës. Ishin 8 famulli, si Vau Dejës, Shelqet, Kaçë – Naraç, Hajmel, Nënshat, Shelqet, Dajç, Blinisht dhe Gajdër, që u bënë pjesëmarrës të kësaj maratone ku të rinjtë e grupmoshave të ndryshme u nisën nga qendra e famullive përkatëse për t’u bashkuar më pas në famullinë mikpritëse në Hajmel. Secila famulli udhëtoi pak më shumë se një orë me biçikleta dhe nën entuziazmin e eukimit fizik të gjithë u kënaqën gjatë këtij udhëtimi.

Kjo maratonë u kryesua nga Ipeshkvi i vendit, Imzot Simon Kulli, ku edhe e vlerësoi shumë këtë event për të rinjtë e dioqezës së tij dhe e cilësoi si një veprimtari mjaft edukuese dhe relaksuese për secilin pjesëmarrës. Është për t’u vlerësuar fakti se mbi të gjitha ky aktivitet ka për qëllim angazhimin dhe sensibilizimin ekologjik të personave por edhe bashkëndarjen me njëri-tjetrin edhe në këtë lloj sporti.

Një pritje mjaft të ngrohtë u bë edhe nga ana e Etërve Kapuçinë, Fra Reoland Marku që është dhe famullitari i famullisë së Hajmelit, i cili i dha një shtysë edhe më shumë organizimeve të tilla. Ky aktivitet u mbështet edhe nga projekti CAVNET, që prej vitesh ofron mundësi formimi në fusha të ndryshme për të rinjtë e të rejat e dioqezës sonë.

Nga Vau-Dejës Violeta Marashi

06 qershor 2024, 11:00