Kërko

2024.02.13 card. de Mendonca - presentazione di un suo libro ieri alla Cattolica 2024.02.13 card. de Mendonca - presentazione di un suo libro ieri alla Cattolica

Çmimin “Kardinal Giordano”, e fiton libri «Amicizia» - “Miqësia”

Çmimi “Cardinal Giordano”: vepra e kardinalit José Tolentino de Mendonça, titulluar "Miqësia", fiton edicionin e 12-të poezisë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të shtunën, më 21 shtator 2024.

R.SH. / Vatikan

Çmimi “Cardinal Giordano”: vepra e kardinalit José Tolentino de Mendonça, titulluar "Miqësia", fiton edicionin e 12-të poezisë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të shtunën, më 21 shtator 2024.

Poezia është ushtrim mosbesimi, profesion i mosbesimit në plotfuqinë e asaj që është e dukshme, e qëndrueshme, e mësuar. Poezia është  formë braktisjeje.  Poezia të detyron të rrish natën në vetminë e pyllit, në fusha të mbuluara me borë, në brigje akujsh... Cila e vërtetë tjetër ekziston në botë, përveç asaj që nuk i përket kësaj bote? Poezia kërkon të pashpjegueshmen: nuk ka njeri të devotshëm që në ngazëllimin e devotshmërisë së tij, nuk e kërkon atë. Të pashprehurën. Por jo të pashprehshmen… Poezia nuk e pushton pastërtinë, që magjeps botën.  Përqafon pikërisht papastërtinë, që bota e flak ndër humnera… Këto, mendimet që ndjehen edhe në poezinë origjinale të një Kardinali, i cili u flet besimtarëve e jo besimtarëve, domethënë, gjithë njerëzve që janë në kërkim të vetvetes e, sidomos, të Krijuesit!  Ma poshtë, një nga poezitë e kardinalit Mendonça.

Nata m’i hapi sytë

Për ty vijova të ec

mbi detin e trazuar,

nën atë yjësi, ku shtrihet ulkonja…

Pellgje kishte aty

e rrathë çeliku

në buzët e natës ngjyrë blu!

 

Ndryshku i botës shndriste

kur vetëm, në terr,

unë ​​e kalova përroin

e shtëpinë time ndërtova

në gjuhët e errëta të zjarrit

të l’keneve e të hardhive…

 

Agimi, kur të gjithë kthehen ndër brigje,

varkën time e çoi kah dera e hapur:

 

Dashuria është natë,

ku mbërrihet vetëm…

22 qershor 2024, 12:15