Dita e shenjtërimit të meshtarëve në Shqipëri
R.SH. / Vatikan
“Prifti në këndvështrimet e Papës , botëkuptimi shpirtëror, sinodaliteti dhe lutja”. Kjo tema për të cilën foli në shenjtëroren dioqezane të “Zojës së Këshillit të Mirë”, në Gurrëz, para meshtarëve të Kishës katolike në Shqipëri, Kardinali Micheal Czerny, me ftesën e Komisionit për Klerin dhe Thirrjet, të udhëhequr nga Imzot Arjan Dodaj, që e organizoi ditën e shenjtërimit meshtarak. Po më hollësisht të ndjekim njoftimin e Zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja:
Dita e shenjtërimit të meshtarëve.
Në shenjtëroren dioqezane të “Zojës së Këshillit të Mirë”, në Gurrëz, nën kujdesin e Komisionit për Klerin dhe Thirrjet, të udhëhequr nga Imzot Arjan Dodaj, u organizua dita e shenjtërimit meshtarak. I ftuar enkas për këtë ditë ishte Eminenca e tij Kardinali Micheal Czerny, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor. Pas fjalës përshëndetëse dhe të mirëseardhjes nga Imzot Dodaj, Kardinal Czerny referoi për të gjithë meshtarët e pranishëm temën: “ Prifti në këndvështrimet e Papës , botëkuptimi shpirtëror, sinodaliteti dhe lutja.”
Duke marrë shkas nga ecja sinodale, Kardinali Czerny u përpoq të parashtronte sfidat me të cilat takohet meshtari në përditshmëri, qoftë në raport me jetën personale ,qoftë në jetën kishtare. Meshtarët janë të parët, të cilët janë të thirrur të jenë mishërimi i sinodalitetit në veprimtarinë e tyre të përditshme, duke u përpjekur kështu që të ndërtojnë bashkësi, ku sinodaliteti të jetë pjesë esenciale e jetës së Kishës, nënvizoi Eminenca e tij.
Duke ju referuar lutjes, ai theksoi se ky realitet duhet të jetë kryefjala e veprimtarisë së përditshme. Madje çdo ndërmarrje baritore duhet ta ketë frymëzimin dhe burimin vetëm tëk lutja. Ajo qëndron si pjesë identitare e figurës meshtarake, nënvizoi ai.
Pas ligjëratës së tij, për të gjithë meshtarët e ardhur nga mbarë dioqezat e vendit tonë u zhvillua adhurimi eukaristik dhe më pas mesha e udhëhequr nga vet Kardinali, në bashkremtim me të gjithë episkopatin shqiptarë, ndër të cilët ishte i pranishëm edhe vet Nunci Apostolik në Tiranë, Sh.T. Imzot Luigi Bonazzi. Me drekën vëllazërore dhe përshëndetjet e rastit të barinjve përfundoi edhe kjo ditë për meshtarët e Kishës në Shqipëri.
Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i Kish