Kërko

don Mark Pashkja, portavoce della Conferenza Episcopale d'Albania don Mark Pashkja, portavoce della Conferenza Episcopale d'Albania

Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq drejt Lumnimit

Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, martirë, dëshmitarë të fesë, mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit, shembuj dashurie, shërbimi e guximi

R.SH. / Vatikan

Kisha katolike në Shqipëri e priti, sot, me gëzim e mirënjohje lajmin për autorizimin e dekreteve të miratuara nga Papa Françesku për Lumnimin e dy martirëve tjerë të Kishës katolike ndër shqiptarë: Atë Luigj Palaj, vrarë nga malazezët në Kosovë dhe dom Gjon Gazullit, vrarë në kohën e Zogut, në Shqipëri. Nga Shkodra njoftimi dom Mark Pashkja, zëdhënës i  KISH.

dom Mark Pashkja

Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq në altarin e shenjtërisë

Lajm i gëzueshëm për popullin shqiptar dhe për Kishën katolike në vendin tonë. Atë Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli do të shpallen të lumë dhe kështu do t’i bashkohen 38 martirëve të tjerë, të cilët u shpallën të tillë në vitin 2016.

Nëpërmjet një komunikate, Selia e Shenjtë, sot, më datën 20 qershor 2024, shpalli dekretin e Dikasterit për Çështjet e shenjtërve, përmes të cilit Ati i Shenjtë, Papa Françesku dekreton dhe autorizon Lumnimin e Atë Luigj Paliqit dhe Dom Gjon Gazullit.

Atë Luigj Paliq është personifimi më i mirë dhe më i qartë i vuajtjes nga persekutimi i katolikëve shqiptarë të Kosovës. Në vitin 1913, ndërsa në Kosovë dhe më konkretisht në Gjakovë, vazhdonte fushata e egër e persekutimit dhe asimilimit të katolikve shqiptarë, Atë Palić u gjend në krye të detyrës duke inkurajuar besimtarët e asaj treve që të mos e lëshonin besimin e të parëve dhe identititetin shqiptar. Për këtë arsye, për shkak të një urrejtjeje patologjike ndaj çdo gjëje katolike dhe shqiptare, pushtuesit malazezë e arrestuan dhe e torturuan në mënyrë çnjerëzore. Pas një periudhe të gjatë burgosjeje në burgun e Gjakovës, ku edhe pse nën tortura të tmerrshme nuk e pranoi ndërrimin dhe mohimin e fesë, ai u tërhoq zvarrë nëpër rrugë dhe u shporua me bajoneta në Pejë, duke gjetur vdekjen e mënjëhershme.

Dom Gjon Gazulli u ekzekutua, nga Mbreti Zog, me varje, në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Ai ishte një kundërshtar i mbretit Zog për shkak të politikave të tij shpeshherë diskriminuese ndaj zonave katolike, kryesisht Dukagjinit. Gjithashtu ai kundërshtoi ashpër dhe hapur të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”

Para ekzekutimit fjalët e tij të fundit ishin: “ Po vdes i pafajshëm. Rrnoftë Krishti, Mbreti ynë! Rrnoftë Kisha Katolike, Nëna jonë! Rrnoftë Papa, Ati ynë! Rrnoftë Shipëria dhe shqiptarët e vërtetë! Këta meshtarë dhe jeta e tyre, janë tregues së përpjekjes dhe përkushtimit tërësor që Kisha Katolike në vendin tonë pati për Fe e Atdhe.

Dom Mark Pashkja

Zëdhënës i Kish.

20 qershor 2024, 16:20