Imzot Massafra: Át Luigj Paliqi dhe don Gjon Gazulli, dhuratë e Zotit për Kishën e vendin
R.SH. - Vatikan
Fillimisht përfshiheshin në listën e 40 martirëve shqiptarë të paraqitur nga Kisha Katolike për lumnim. Pastaj u hoqën dy, sepse nuk i takonin së njëjtës periudhë historike e në vitin 2016 u shpallën të Lum 38 martirët e parë, që u vranë nga urrejtja për fenë, gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri.
Tani, pikërisht sot, 20 qershor 2024, Papa Françesku miratoi publikimin e dekreteve për lumnimin e atyre dy meshtarëve. Është fjala për Át Luigj Paliqin (Palaj) apo Át Luzin siç e thërrisnin të gjithë, françeskan i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, martirizuar nga slavët ortodoksë në Kosovë dhe për don Gjon Gazullin, meshtar dioqezan, martirizuar në Shqipëri. Të dy, të mirënjohur e tejet të dashur nga besimtarët katolikë shqiptarë të të gjitha trevave, që i konsiderojnë shenjt, u luten e madje, u njohin edhe mrekulli, ndodhur me ndërmjetësimin e tyre pranë Zotit. Njëri i vrarë në Kosovë e tjetri në Shqipëri. Populli i Zotit, që jeton në të dyja anët, është sot në festë dhe falënderon Hyjin për dhuratën e dy meshtarëve, dëshmitarë të Ungjillit të Krishtit dhe atdhetarë të flaktë. Brenda vitit, pritet ceremonia e shpalljes së Lumnimit të tyre, pohon në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit Vatican News imzot Angelo Massafra.
Të dëgjojmë komentin e kryeipeshkvit metropolit të Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra-s: