Imzot Massafra për dy martirët që do të shpallen të Lumë: Át Luigj Palaj e don Gjon Gazulli

Është fjala për Át Luigi Paliqin a Palajn, françeskan, arrestuar, torturuar e vrarë në Kosovë nga ushtarët malazezë, sepse iu kundërvu abuzimeve kundër popullsisë dhe fushatës së kthimeve të detyruara në ortodoksi për katolikët dhe myslimanët; si edhe për don Gjon Gazullin, prift dioqezan, dënuar duke marrë për bazë akuza të rreme dhe varur, sepse veprimtaria e tij konsiderohej nga qeveria e Ahmet Zogut si pengesë për realizimin i planit “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”

R.SH. - Vatikan

Ndër lajmet më të rëndësishme të javës së kaluar, është pa dyshim, miratimi, nga ana e Papës Françesku, i dekreteve për martirizimin e dy meshtarëve shqiptarë, vrarë nga urrejtja për fenë, gjatë shekullit të kaluar, të cilët do të shpallen të lum.

Është fjala për Át Luigi Paliqin a Palajn (Pater Luzin) nga Urdhri i Fretërve të Vegjël, arrestuar, rrahur, torturuar dhe vrarë në Kosovë nga ushtarët malazezë, sepse iu kundërvu abuzimeve kundër popullsisë shqiptare dhe fushatës së kthimeve të detyruara në ortodoksi për katolikët dhe myslimanët; si edhe për don Gjon Gazullin, prift dioqezan, dënuar duke marrë për bazë akuza të rreme dhe varur, sepse veprimtaria e tij konsiderohej nga qeveria e Ahmet Zogut si pengesë për realizimin i planit të tij, të ashtuquajturit “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”. 

Të dy meshtarët janë të mirënjohur e të konsideruar tashmë shenjt nga besimtarët katolikë shqiptarë, të cilët u luten e u dinë edhe mrekulli. Për një koment mbi këtë ngjarje të rëndësishme për Kishën Katolike, ia japim fjalën kryeipeshkvit metropolit të Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra-s në mikrofonin e dom David Xhuxha:

Imzot Angelo Massafra-s në mikrofonin e dom David Xhuxha
23 qershor 2024, 09:33