Kaloi në Amshim prifti e atdhetari dashur Papas Antonio Bellusci
R.SH. / Vatikan
Kaloi në Amshim Protopapàs (Kryeprifti) abëresh Antonio Bellusci, meshtar i ritit kishtar greko-katolik që i përket Eparkisë arbëreshe të Lungro-s, në Kalabri, themeluar në vitin 1919 për italo-shqiptarët (arbëreshët) e Italisë kontinentale.
Ashtu si meshtarët e tjerë të ritit kishtar bizantin, Papas Antonio Belushi qe jo vetëm bari dhe prijës shpirtëror, por si gazetar e studiues kontribuoi edhe në njohjen e identitetit arbëresh, duke kultivuar zhvillimin kulturor të komuniteteve arbëreshe kudo shërbeu si famullitar. I bindur se vlerat shpirtërore janë të pavdekshme, At Antonio Belushi tërë jetën ia kushtoi kumtimit të Ungjillit në popull, kulturës, identitetit dhe ndërlidhjes vëllazërore të Arbëreshëve me vendlindjen dhe me mbarë kombin Arbënor.
Drejtor i Qendrës Kërkimore Sociale Kulturore "Giorgio Castriota Skënderbeg", Atë Belushi është autor i shumë studimeve gjuhësore dhe etnografike midis arbëreshëve, në Shqipëri e midis arvanitasve në Greqi, ishte veçanërisht i interesuar për këngët e traditës gojore, veçanërisht për aspektet gjuhësore dhe letrare. Gjatë veprimtarisë së tij meshtarake e kulturore, prifti arbëresh Atë Antonio Belushi ka redaktuar botimin e dy revistave albanologjike me rëndësi kulturore: 'Vatra Jonë' (Vatra jonë, 1966-1970), buletini i komunitetit të San Costantino Albanese (Pz) dhe 'Lidhja' (Bashkimi, nga viti 1980 deri në vitin 2005) me artikuj dhe studime të autorëve të ndryshëm për kulturën, traditat, muzikën, letërsinë dhe besimet e popullit arbëresh.
Në vitin 1973 në revistën Zgjimi botoi esenë Vallet në Shën Kostandinin e Arbëreshëve. Zakone e tekste (Vallet e Pirros në Shën Konstandin Albanese. Zakonet dhe tekstet). Deri në kalimin e tij në Amshim, Papas Antonio Bellusci ka shërbyer me një dashuri dhe përkushtim të veçantë si famullitar dhe si studiues në Frascineto (Cs), ku drejtoi edhe Bibliotekën dhe Muzeun Etnografik me të njëjtin emër.
Në një nga intervista që kemi pasur me të dashurin e të nderuarit Protopapàs (Kryepriftin) arbëresh Antonio Bellusci, kuptojmë gjithë njohjen, thellësinë, dashurinë, përkushtimin e pasionin që kishte për Popullin Arbëresh dhe mbarë Kombin Arbënor. Ai, mes tjerash, kërkonte e shpresonte "në përtëritjen e rrënjëve të vjetra arbënore nga djemtë tanë, që të krijohet një bashkëpunim i ri, një shpresë e re". Ju propozojmë bisedën që realizuam, më 9 nëntor 2012, me Papas Antonio Belushin me rastin e 100vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë: