Dom Mark Pashkja Dom Mark Pashkja

Dom Mark Pashkja: Komunitetet fetare në mbrojtje të Familjes

Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja, njofton rreth reagimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, ku përfaqësohen të gjitha bashkësitë fetare të vendit, mbi pasojat e projektligjit të hartuar dhe të propozuar në Shqipëri nga ministria e shëndetësisë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Në të parashikohet amësia surrogate, sterilizimi dhe rritja e kohës për abort

R.SH. - Vatikan

Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja, njofton rreth reagimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, ku përfaqësohen të gjitha bashkësitë fetare të vendit, mbi pasojat e projektligjit të hartuar dhe të propozuar në Shqipëri nga ministria e shëndetësisë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Në të parashikohet amësia surrogate, sterilizimi dhe rritja e kohës për abort. Të ndjekim njoftimin e dom Mark Pashkjes:

Dom Mark Pashkja:

Në mbrojtje të Familjes

Bazuar në projektligjin e hartuar dhe propozuar nga ministria e shëndetësisë, mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, ku parashikohet amësia surrogate, sterilizimi dhe rritja e kohës për abort, Kisha katolike dhe komunitetet e tjera fetare në Shqipëri kanë reaguar fuqishëm, duke shprehur hapur mendimin e tyre kundër. Nëpërmjet Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, të gjitha bashkësitë fetare në vendin tonë, janë mbledhur, kanë analizuar me detaje ligjin duke ngritur një grup pune, të përbërë nga ekspertë të të gjitha fushave dhe në bashkim të plotë, kanë shprehur kundërshtinë e tyre pranë instancave më të larta shtetërore

Me anë të një letre drejtuar të gjithë krerëve të institucioneve shtetërore duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, Kryetarja e Kuvendit dhe Ministria e Shëndetësisë, janë paraqitur të gjithë argumentat juridik, shëndetësorë dhe social mbi pasojat e këtij ligji. Po ashtu në të njëjtën kohë grupi i punës ka bërë mbledhje periodike për të sensibilizuar opinionin publik mbi pasojat katastrofike të këtij ligji që po kërkohet të imponohen në vendin tonë.

Në mënyrë të vazhdueshme udhëheqësit e komuniteteve fetare janë mbledhur për të koordinuar punën e përbashkët në raport me besimtarët dhe median. Dje në ambientet e Kishës Ortodhokse Autoqefale u zhvillua takimi i radhës në praninë e H.F. Episkopit Anastas Janullatos i cili në cilësinë e Udhëheqësit të Kishës Ortodokse Autoqefale, për këtë vit është edhe Presidenti i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Sh.T. Imzot Gjergj Meta, Ipeshkvi i Rrëshenit dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Dom Mark Pashkja

Zëdhënës i Kish

05 qershor 2024

05 qershor 2024, 11:51