Kërko

Koncert lavdërimi në  Rzeszow  (Polonia) Koncert lavdërimi në Rzeszow (Polonia)  (Tadeusz Pozniak)

Poloni, mijëra njerëz në koncertet për lavd të Korpit të Krishtit

Në Poloni vërehet një fenomen i ri në kremtimin e Corpus Domini. Në mbrëmjen e festës, mijëra vetë, posaçërisht të rinj, mblidhen për koncertet e lavdit. 25.000 vetë morën pjesë në koncertin e Rzeszów, ndërsa edhe në qytete të tjera u mblodhën turma të mëdha njerëzish. E mbulimi mediatik arriti në miliona njerëz, në Poloni dhe në mbarë botën.

R. SH. - Vatikan

Don Paweł Rytel-Andrianik dhe Don Jakub Nagi – Qyteti i Vatikanit “Koncerti është formë lutjeje në të cilën më i rëndësishmi është Krishti”. Organizatorët e koncerteve lavdëruese të Corpus Christi nuk kanë asnjë dyshim, "është Jezusi Ai, që mbledh kaq shumë njerëz për lavdërime të përbashkëta si në vend - e kjo është arsyeja pse transmetimet dhe informacionet në media ndiqen nga miliona njerëz – ashtu edhe në mbarë botën.

Tri orë koncert

Në koncertin titulluar "Një Zemër e vetme e një Shpirt i vetëm” morën pjesë 25.000 vetë, nga Polonia e vende të tjera evropiane dhe rreth 200 artistë: koristë, solistë, instrumentalistë dhe vullnetarë. Gjatë  shfaqjes, që zgjati tri orë, u dëgjuan 26 këngë, kryesisht fetare.

Të pranishmit i priti Don Andrzej Cypryś, një nga krijuesit dhe organizatorët e koncertit, drejtori muzikor Marcin Pospieszalski  dhe  Jan Budziasz, i ftuar në këtë ngjarje. Në përfundim, Imzot Jan Wątroba, ipeshkëv i Rzeszów, dha bekimin.

Thirrje të rinjve

 Koncertet e lavdit në festën e Corpus Christi, ku marrin pjesë edhe shumë çifte, po bëhen gjithnjë më të zakonshme në Poloni, si në qytetet e mëdha, ashtu edhe në të voglat, Por edhe në media shumë njerëz i publikojnë historitë e tyre, të ndjekur nga turma dëgjuesish. Tërhiqen nga Feja e Arti, që krijojnë një atmosferë aq prekëse, sa të hyjnë në shpirtin e mijëra vetëve!

01 qershor 2024, 10:52