“Nanë virgjineshë, ti bija e tand Bir!”, nga Dante Alighieri në shqip

...13O Zojë, kaq je e madhe e vlerë ke vetë,/sa kush don hir edhe te ti s’vrapon/dëshira e tij don t’fluturojë pa fletë./16 Me mirsinë tande ti jo veç ndihmon/atë që të lyp, por shpesh ndër të veshtira/pa t’u drejtue endè në ndihmë i shkon...

R.SH. / Vatikan

E cila grua u quajt ndonjëherë Nënë Virgjëreshë? Bija e tënd Bir? Krijesë e Krijuesit? Cila Grua frymëzoi  zemra njerëzore për t’i kënduar me këto fjalë të padëgjuara? Eshtë Maria. Ajo e frymëzoi Dante Alighierin, poetin që, me një fantazi të pashoqe, do të zbriste në Ferr e, përmes Purgatorit, do të ngjitej në qiell - ku do të kundronte poetikisht Nënën, bijë e të Birit, që  natyrën njerzore e ngriti aq, sa vetë Krijuesi “me u ba krijesë e saj s’e pat për kore”. Në parzëm të Saj, dash’nia u përtri! E përtërihet liria jonë, shëndeti i korpit e i shpirtit! E rikujtojmë sot, kur kremtojmë  Festën e Zemrës së Zojës:

Nanë Virgjineshë

1 Nanë virgjineshë, ti bija e tand bir,
mbi çdo krijesë e prunjtë e madhështore
nga këshilli i amshuem cak i vendosun mirë,

4 ti je ajo, që natyrën njerzore
e ngrite aq, sa vetë Krijuesi unjí
me u ba krijesë e saj s’e pat për kore.

7 Në parzëm tand dash’nia u përtri,
nëpër ngrohtësi të paqes së amshueshme,
e kështu aty kjo lule pati mbí.

10 Pishtar mesdite je, në botë t’ këtushme,
i dashunisë, e poshtë për njerzt e shkretë
ti shpresë je e gurrë e pashterrueshme.

13O Zojë, kaq je e madhe e vlerë ke vetë,
sa kush don hir edhe te ti s’vrapon
dëshira e tij don t’fluturojë pa fletë.

16 Me mirsinë tande ti jo veç ndihmon
atë që të lyp, por shpesh ndër të veshtira
pa t’u drejtue endè në ndihmë i shkon.

19N’ty dhimbsunija dhe në ty mëshira,
n’ty bujarija, asht bashkue te ti
e të gjitha krijesavet e mira.

Parajsa XXXIII, 1-21, përkthim i Pashko Gjeçit

08 qershor 2024, 14:58