Kisha: u paraqit edicioni i 45-të i Takimit të Riminit
R.SH. / Vatikan
Ngjarja, që do të ketë tryeza të rrumbullakëta, ekspozita, shfaqje, nisma kulturore, sportive, rinore e fëmijërore, do të transmetohet drejtpërdrejt në kanale të shumta dixhitale dhe në shumë gjuhë. Programi u paraqit në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Itali.
"Një Miting, që vë theksin mbi sfidat e mëdha të këtij çasti historik, në një atmosferë respekti të anasjelltë, përmes njohjes dhe shkëmbimit të përvojave dhe njohurive. Problemi themelor nuk është reduktimi i shtrënguar në minimumin e nevojshëm, por çka e bën gjithçka të jetojë dhe lulëzojë, gjë që hap horizontin kuptimor për punën tonë të përditshme, për edukimin e fëmijëve tanë, për angazhimin tonë e për të mirën e të gjithëve.
Në Miting do të paraqiten filizat e pajtimit, që lindën në mes të luftërave, në takime që bëhen kantiere paqeje”. Me këto fjalë kryetari i Fondacionit Meeting për miqësinë ndërmjet popujve, Bernhard Schoz, paraqiti edicionin e 45-të të manifestimit, që do të mbahet nga 20 deri më 25 gusht.
"Përpjekja për vrasjen e Donald Trump dhe disa nga interpretimet e mëvonshme, e bënë të qartë, në mënyrë dramatike, dobësinë e demokracisë. Kundër helmeve të urrejtjes dhe të përbuzjes, të komploteve dhe të polarizimeve ekstreme, antihelmet themelore janë takimi, dialogu dhe diskutimi", nënvizoi Scholz. Në përurim do të mbahet edhe takimi i titulluar "Një prani për paqen" me Patriarkun e Jeruzalemit të Latinëve, Kardinalin Pierbattista Pizzaballa.