Il Concilio di Nicea Il Concilio di Nicea

Koncili i parë Ekumenik në Nike, në vitin 325, parë në ditët tona

Koncili i parë Ekumenik në Nike, në vitin 325, parë në ditët tona. Revista 'Studia Patavina' përshkruan Koncili Kishtar të Nikesë, nën dritën e Sinodit mbi Sinodalitetin

R.SH. - Vatikan

Në vitin 325 pas Krishtit u mbajt në Niké takimi i parë ekumenik në historinë e krishterimit, prej nga buroi besojma e përbashkët e cila, që prej 1700 vjetësh përfaqëson për të krishterët një element ku mund të identifikohen e edhe të bashkohen.

Koncili Nikesë, 1700 vjet pas ngjarjes së madhe, të përbashkët, të fesë.

Në vitin 2025, i gjithë krishterimi do të kremtojë 1700-vjetorin e Koncilit të parë Ekumenik në historinë e Kishës, organizuar në vitin 325, në Niké.

 “Besojmë”: veta e parë shumës, ajo ‘ne’ kishtare, është subjekti i fesë. Të përkujtosh Koncilin e Nikesë, do të thotë para së gjithash të nisesh pikë së pari nga vetvetja, nga lejimi i vetvetes, i ndjekur nga Dekarti e këtej, i zhvendosur në shoqëritë e marrëdhënieve dhe të njerëzve, që i japin kuptim të plotë”. Kështu lexohet në hyrjen e numrit të fundit të Studia patavina (2/2024), revistë e Fakultetit Teologjik të Triveneto-s, titulluar “Nicea shkuarje dhe kthim. Trajektoret e një Koncili”, redaktuar nga Chiara Curzel (Instituti i Lartë i Shkencave Fetare "Romano Guardini" i Trentos) dhe Maurizio Girolami (Fakulteti Teologjik i Triveneto).

Në vitin 2025 do të kremtojmë 1700 vjetorin e  Koncilit të Nikesë (325 pas Krishtit), ngjarja e parë ekumenike në historinë e krishterimit, nga e cila lindi besojma e përbashkët, që edhe sot e kësaj dite përfaqëson një element ku të krishterët mund të identifikohen dhe të gjejnë unitet. Fakulteti Teologjik i Triveneto-s tashmë ka organizuar një konferencë mbi temën (14 tetor 2024), nga e cila lindin njohuritë e propozuara në këtë numër të Studia patavina. Por, para së gjithash, trajton çështje historike, teologjike dhe gjuhësore e, më pas, shikon pritjen e Nikesë në territorin e Italisë Verilindore.

Në fillim, Emanuela Prinzivalli (Universiteti Sapienza i Romës, Instituti Patristik Augustinianum) përshkruan një kuadër të gjerë historiko-teologjik të çështjeve: ajo studion pararendësit e Nikesë, burimet e pakta të disponueshme për përparimin e saj, risinë e krijuar nga Kredoja e Nikesë. .

Ngjarja, pritja dhe komunikimi i Nikesë shqyrtohen nga disa docentë të fushës patristike të Fakultetit, të cilët u kujdesën edhe për pjesën shkencore të konferencës: Chiara Curzel (Trento), Cristina Simonelli dhe Zeno Carra (Verona. ), Davide Fiocco (Belluno). Kisha e Aquileia-s, nëna e Kishave të verilindjes, luajti një rol të rëndësishëm në këtë çështje: atë të mushkërisë ndërmjet Romës dhe Lindjes; ishte territor, në të cilin vizionet e Kishave të ndryshme gjetën tensione dhe përplasje, por edhe urën e dialogut në zinxhirin e transmetimit të fesë. Disa njohuri për autorët dhe territoret e zonës Aquileia u propozuan nga mësues të tjerë të Fakultetit: Giuseppe Laiti (Verona), Alessio Persic (Udine), Tatiana Radaelli (Treviso), Paolo Cordioli (Verona), Massimo Frigo (Vicenza),  

Njëmijë e shtatëqind vjet më parë u vendos të thuhet "ne"

Vendimi u mor nga bashkësia e larmishme sipas vendeve dhe kulturave, por të lidhur nga një fe e përbashkët e, që nga ai çast, edhe nga një mënyrë e përbashkët e shprehjes dhe e transmetimit. “Rruga sinodale që po ndjekim sot - shkruajnë Curzel dhe Girolami në editorial - na kujton rëndësinë e rifillimit nga ky supozim themelor: feja është dhuratë që i jepet një bashkësie dishepujsh, të cilët besojnë së bashku, festojnë së bashku, dëshmojnë së bashku përkatësinë e tyre ndaj Krishtit”.

Për të sotmën e fesë, janë tejet aktuale dy tema, që rrjedhin nga Nikea: ajo e breznive dhe ajo e përdorimit të gjuhës. “Kultura bashkëkohore duket se nuk e njeh më vlerën e breznisë - vazhdojnë kuratorët - Të lindësh do të thotë të pranosh se çdo brez ka vendin e vet në planin e njerëzimit dhe se secili di të japë kontributin e vet në dialog me ata që erdhën përpara e duke menduar për ata që vijnë më pas. Dialogu ndërmjet brezave, të cilin Papa Françesku e kujton kaq shpesh, është thirrje drejtuar njerëzimit, që pret vëmendje dhe kujdes nga të gjithë, sepse edhe në këtë mënyrë ndërgjegjësohemi për të qenë krijues të së ardhmes”.

Kontributi tjetër i madh i Nikesë është reflektimi mbi gjuhën, pra kujtimi i detyrës së nevojshme të kërkimit në çdo epokë dhe kontekst të fjalëve më të përshtatshme për të shprehur fenë. “Impenjimi i gjetjes së fjalëve të duhura për të thënë “Jezusi është Zot” në kohën tonë është sfida që na vjen nga Nikea”, përfundojnë studiueset.

(nga Paola Zampieri korrik, 2024)

 

30 korrik 2024, 13:59