Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro vivace
Programe Podcast
I Lumi Stefano Douayhy I Lumi Stefano Douayhy

Është i Lum Stefano Douayhy, Semeraro: bari në shërbim të së mirës së përbashkët

Në Bkerke të Libanit, prefekti i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve kryesoi Meshën e lumnimit të Patriarkut Maronit të Antiokisë, në praninë e 13 mijë besimtarëve. Gjatë kremtimit kujtoi bamirësinë e tij baritore dhe ekumenike, dashurinë për Kishën dhe ndjenjën e vëllazërisë katolike

R.SH. - Vatikan

Ishte bari i "së mirës ekumenike, gjallëruar nga ndjenja e fortë e katolicitetit të Kishës" në rrethana "shpesh të vështira nga marrëdhëniet me fetë e tjera të krishtera dhe me Islamin". Kardinali Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve, e përshkroi kështu Stefano Douayhy në Meshën e lumnimit, kremtuar si përfaqësues i Papës Françesku dje, më 2 gusht, në Pallatin Patriarkal të Bkerke, në Liban. Të pranishëm, 13 mijë besimtarë.

Qyteti, me pamje nga gjiri i Jounieh, nuk është shumë larg nga Ehden, ku lindi më 2 gusht 1630,  patriarku i Antiokisë së Maronitëve, shpallur i Nderuar në vitin 2008 nga Benedikti XVI. Kardinali e kujtoi si "bari të mirë, që vuan me grigjën e tij dhe bën gjithçka është e mundur për ta rritur, për ta mbrojtur, për ta kullotur ndër vise të blerta" në ngjasim të Krishtit.

Sot, përkundrazi - theksoi  prefekti i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve - "ka njerëz të cilët në vend që të vihen në shërbim të së mirës së përbashkët, mendojnë vetëm për mirëqenien vetjake. E në vend që të ecin në udhën e shenjtërisë, zhgërrahen në shitigjet e rrezikshme të pasurisë e të veseve!

Më se 30 vjet në krye të maronitëve

Shembull "bamirësie baritore", "dashurie për Kishën" dhe "vëllazërie katolike", Patriarku Douayhy e jetoi misionin e tij në krye të Kishës Maronite për më shumë se tri dekada, në vite shumë të vështira për shkak të mospajtimit nga brenda e persekutimit nga jashtë. Nuk e pati "asnjë ditë të vetme të qetë" - shtoi Semeraro - "aq shpesh u detyrua të largohej nga selia patriarkale për të gjetur strehim në vende më të sigurta, gjithnjë në kushte të vështira".

Intelektual i vëmendshëm ndaj të varfërve

I angazhuar në veprimtari intelektuale intensive gjatë gjithë jetës së tij e i përkushtuar për të ndihmuar më të varfërit, Patriarku maronit imitoi- vazhdoi kremtuesi - “figurën e Bariut të mirë të Ungjillit, që ka Jezusin  model dhe pikë referimi”. Nuk ishte thjesht bari - nënvizoi - "por tejet i mirë". Jo si barinjtë e përmendur nga Ezekieli profet, "të cilët në vend që t’i kullosin delet e tyre, kullosin vetveten".

I Lumi Douayhy dinte të ishte edhe i matur e diplomatik. Dëshmi për këtë është letra që Patriarku i pati drejtuar mbretit të Francës, Luigjit XIV, kujtoi Kardinali - në të cilën përshkruan të gjitha vuajtjet  e njerëzve të tij  dhe i kërkon t’i marrë nën mbrojtje”, gjë që dëshmon ndjeshmërinë dhe përvujtërinë  e tij të jashtëzakonshme”, një tjetërt virtyt, që e bëri të Lum!

03 gusht 2024, 12:21
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031