Imzot Gjergj Meta: letra e Papës për letërsinë, ide për zbatim
R.SH. - Vatikan
Letra e Papës Françesku për letërsinë, drejtuar meshtarëve, rregulltarëve e besimtarëve ka pasur një jehonë shumë të madhe në gjithë botën. Përmes saj, Ati i Shenjtë fton të lexohet më shumë e të përfshihet më tepër letërsia në formimin e anëtarëve të Kishës, duke nënvizuar efektet e saj pozitive, sidomos në “çastet e lodhjes, të zemërimit, zhgënjimit, dështimit dhe kur as në lutje nuk jemi ende në gjendje të gjejmë qetësinë e shpirtit”, por jo vetëm kaq. Një vepër letrare, vëren Papa, është “tekst i gjallë dhe gjithmonë frytdhënës”, e pasuron lexuesin me ndjesi, ide e kulturë të re, që merr nga autori.
Në një reflektim për Radio Vatikanin, ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, bën thirrje që të mendohet një mënyrë e përshtatshme për t’i vënë në jetë mendimet dhe idetë e shprehura nga Papa Françesku në letrën e tij, publikuar dje, më 4 gusht…