I martiri di Otranto del 1480 I martiri di Otranto del 1480

Martirët e Otrantos: imzot Neri "na kujtojnë gjithë martirët”

"Martirë, sepse të krishterë", "martirë, sepse qytetarë", "martirë, sepse paqedashës": kështu kryeipeshkvi i Otrantos, imzot Francesco Neri, shpjegoi, në predikimin masiv për kremtimin e tyre, se si dëshmorët e Otrantos, të cilët festohen sot nga Kisha Katolike, janë "bashkëkohësit tanë": "Shumë vite pas flijimit të tyre, mësimi i martirëve tanë të shenjtë idruntinë ruan të paprekur aktualitetin".

R.SH. / Vatikan

Më 14 gusht kalendari kishtar përkujton Shenjtorët Martirë laikë të Otrantos së Puljes së Italisë, Antonio Primaldo e shokët, që jetuan në shekullin e XVI, kur qyteti qe rrethuar prej turqve otoman. Është fjala për martirë të vrarë nga Turqit e Gedik Ahmet Pashës gjatë rrethimit të qytetit të Otrantos nga 28 korriku deri më 13 gushtin e vitit 1480, të cilët nuk pranuan t’i binin mohit Krishtit e për shkak të fesë tyre të gjallë e të patundur të krishterë, u vranë prej turqve.

Emrat e Antonio Primaldo dhe shokëve tjerë laikë, viktima të martirizimit të 13 gushtit 1480 në Otranto të Pulies nga ana e turqve, për shkak të urrejtjes së fesë së krishterë, na kujtojnë këtë ngjarje të largët, po që vijon të kujtohet e të vlerësohet nga Kisha katolike, sepse martirët e Otrantos derdhën gjakun pikërisht për arsye se nuk pranuan ta mohonin Zotin e tyre, Jezu Krishtin, pse refuzuan të kalonin me dhunë në fenë islame.

"Martirë, sepse janë të krishterë": "mësimi i parë" që Antonio Primaldo dhe shokët e tij na japin, është “vlera e besimit në Jezu Krishtin, i vetmi emër në të cilin gjindet shëlbimi: i vetmi njeri, që ka qendrën e tij në Kryqin, si rrugë, deri në Ringjallje”. “Njerëz me autoritet - vuri në dukje kryeipeshkvi i Otrantos imzot Francesco Neri - pohojnë se rreziku i krishterimit bashkëkohor është të bëhesh i krishterë pa Krishtin, kur në marrëdhëniet me bashkëkohësit tonë, ndajmë angazhimin për solidaritet ose vlerën e shpëtimit të krijimit, por pa arritur tek shpallja e Jezusit, mbi të cilin bazohen impenjimi dhe vlerat e personit ose ekziston rreziku i paraqitjes së një Krishti pa Kryq,  model sublim i njerëzimit, mjeshtër shpirtëror dhe etikë vëllazërore, por duke u turpëruar për rrugën e tij, që ishte ajo e dashurisë në formën e  flijimit, e dhurimit të gjithë vetvetes, deri në vdekje, deri në kryq”.

Tani, "kushdo që dëshiron të ndjekë Zotin Jezus - saktësoi Prelati - duhet ta bëjë këtë duke hequr dorë nga vetja dhe duke marrë kryqin e tij çdo ditë, domethënë, duke bërë zgjedhjen e Jezusit të tij për të dashur deri në fund, duke paguar çdo çmim, edhe atë të jetës".

Martirët e sotëm, më të panumërt

"Kjo ishte zgjedhja e dëshmorëve Idruntinë. Përballë alternativës ndërmjet shpëtimit të jetës, mohimit të Ungjillit, ose të pohimit të fesë së krishterë dhe të vdekjes, zgjedhja e Antonio Primaldos - sipas kronikave të lashta - ishte: "Të gjithë të besojnë në Jezu Krishtin, bir i Zotit, dhe të jenë gati të vdesin një mijë herë për të'".

Martirët e sotëm, më të shumtë se të djeshmit

Në shekullin e kaluar dhe në atë në të cilin jetojmë – kujtoi në vijim Imzot Neri, «martirët janë më të shumtë se në çdo periudhë tjetër të historisë së krishterë. Gjatë jubileut të vitit 2000, në Koloseum, Gjon Pali II udhëhoqi   përkujtimoren e dëshmitarëve të fesë në shekullin të 20-të; ndërsa Papa Françesku krijoi, në funksion të jubileut të vitit 2025, një Komision për të hartuar katalogun e martirëve të rinj, të çdo kishe dhe besimi të krishterë, të vrarë vetëm sepse ishin të Krishtit. Perandoritë, diktaturat, ideologjitë i kërcëllojnë dhëmbët kundër dishepujve të Jezusit që nga lindja e Kishës.

Martirët e Shqipërisë

Dua të kujtoj, në anën tjetër të detit, jo shumë larg nesh, tridhjetë e tetë martirët e Shqipërisë, shpallur të Lum në vitin 2016: dy ipeshkvij, priftërinj të shumtë dhe rregulltarë, një seminarist dhe disa laikë, që zgjodhën sakaq burgun, torturat dhe, së fundi, vdekjen, për t'i qëndruar besnikë Krishtit dhe Kishës. Mendimet e mia shkojnë edhe te paraardhësi im, imzot Gaetano Pollio i cili, si kryeipeshkëv i Kaifeng, në Kinë, u arrestua dhe u detyrua të bënte punë të detyruar. Kaq për kohët tona, që na kujtojnë ftesën që të lutemi për kishën e përndjekur në Nikaragua".

14 gusht 2024, 15:53