Kërko

Besimtarë katolikë në lutje për Kishën në Nikaragua Besimtarë katolikë në lutje për Kishën në Nikaragua

Nikaragua, arrestohet rektori i Seminarit të Matagalpës

Át Jarvin Tórrez, i cili është edhe famullitar i kishës së Zojës së Guadalupes, në Matagalpa, ndodhet në burg që nga 5 gushti. Denoncimi vjen nga aktivistë dhe organizata në mbrojtje të të drejtave të njeriut në vend, nga të cilat mësohet gjithashtu se ndodhet në paraburgim edhe Lesbia Rayo Balmaceda, bashkëpunëtore laike në një famulli në Sébaco

R.SH. – Vatikan

         Një tjetër meshtar u arrestua më 5 gusht, në dioqezën e Matagalpës, në Nikaragua. Rektori i Seminarit të Madh të Filozofisë kushtuar shën Luigj Gonzagës, njëkohësisht famullitar i kishës së Zojës së Guadalupes, Át Jarvin Tórrez, u dërgua në burg: kështu deklaruan për mediat besimtarët e famullisë. Arrestimi i tij u denoncua nga aktivistë dhe organizata në mbrojtje të të drejtave të njeriut në vend në gazetën kombëtare “La prensa”, nga e cila mësohet se në paraburgim ndodhet edhe bashkëpunëtorja laike e një famullie në Sébaco, Lesbia Rayo Balmaceda.

Brenda një jave, në Nikaragua janë arrestuar 13 meshtarë, që i përkasin kryesisht dioqezës së Matagalpës, ipeshkvi i së cilës, imzot Rolando Álvarez, u dëbua nga vendi më 14 janar, pasi ishte dënuar me 26 vite burgim, bashkë me ipeshkvij të tjerë. Presidenti Ortega e akuzon Kishën se i përdor ipeshkvijtë për të organizuar një grusht shteti në vend. Në mars 2023, Republika e Nikaraguas i kërkoi Selisë së Shenjtë të mbyllte zyrat e saj diplomatike, gjithsesi, pa i ndërprerë plotësisht marrëdhëniet.

07 gusht 2024, 11:38