Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Rondo (Allegro)
Programe Podcast
Besimtarë në Nikaragua Besimtarë në Nikaragua

Nikaragua, valë e re arrestimesh të meshtarëve. Autoritetet heshtin

E Premtja e Zezë për Kishën e vendit të Amerikës Latine, ku më 2 gusht u arrestuan tetë rregulltarë të tjerë, shumica e të cilëve i përkisnin dioqezës së Matagalpës

R.SH. - Vatikan

Kisha në Nikaragua po jeton një valë të re arrestimesh të meshtarëve, sipas raporteve në shtypin e Nikaraguas. Dje, e premte 2 gusht, u arrestuan tetë priftërinj dhe një diakon, shumica e të cilëve i përkisnin dioqezës së Matagalpës. Nëntë vetë, përveç tre të arrestuarve ditët e fundit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar për vendndodhjet dhe arsyet e arrestimeve.

Emrat e të arrestuarve

Priftërinjtë e arrestuar, sipas faqes së pavarur të internetit Despacho 505, janë: Jairo Pravia, famullitar i Iglesia Inmaculada Concepción; Victor Godoy, famullitar i Iglesia Inmaculada Concepción; Marlon Velásquez, administrator i Iglesia Santa Lucía; Antonio López, famullitar i Nuestro Señor de Veracruz de Ciudad Darío; dhjaku Erwin Aguirre, i kishës Nuestro Señor de Veracruz de Ciudad Darío; Raúl Villegas, famullitar i kishës Nuestra Señora de Guadalupe de Matiguás; Francisco Tercero, famullitar i kishës Santa Faustina Kowalska, Solingalpa; Silvio Romero, famullitar i kishës San Francisko de Asís, dioqeza e Juigalpa.

Një javë arrestime

Ky shkallëzimi i arrestimeve filloi më 27 korrikun e kaluar, me arrestimin e priftit gati tetëdhjetë vjeçar Frutos Constantino Valle Salmerón, administrator "ad Omnia" i dioqezës së Estelí. Më pas, më 1 gusht, dy priftërinj u arrestuan gjatë festivalit fetar të Santo Domingo de Guzmán.

03 gusht 2024, 15:30
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031