Kërko

Il cardinale Zuppi con il presidente ucraino Zelensky durante la missione a Kyiv (2023) Il cardinale Zuppi con il presidente ucraino Zelensky durante la missione a Kyiv (2023)

Ukrainë, telefonatë e Kard. Zuppi me përfaqësuesin e posaçëm të qeverisë kineze

"Bisedë e përzemërt" e Li Hui, delegat i Pekinit për Çështjet Euroaziatike, dhe Kardinalit Kryetar i CEI, dërguar nga Papa në vitin 2023 për mision në Kiev, Moskë, Uashington dhe Pekin, që të ndihmonte në zgjidhjen paqësore të konfliktit. Selia e Shenjtë: "Shpreh shqetësim të thellë për situatën dhe nevojën për të nxitur dialogun ndërmjet palëve, me garanci të përshtatshme ndërkombëtare, për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme"

R.SH. / Vatikan

Dje në mëngjes, e mërkurë 14 gusht, u zhvillua një "bisedë e përzemërt" ndërmjet Li Hui, përfaqësues i posaçëm i qeverisë kineze për çështjet e Euroazisë, dhe kardinalit Matteo Zuppi, "si pjesë e misionit që i është besuar kardinalit nga Papa Françesku për paqen në Ukrainë edhe pas takimit në Pekin shtatorin e kaluar”. Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate për mediat, nga Selia e Shenjtë. “Gjatë bisedës telefonike - lexojmë në shënim - u shpreh shqetësim i madh për situatën dhe nevojën e inkurajimit të dialogut ndërmjet palëve, me garanci të përshtatshme ndërkombëtare për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”. Misioni më 2023

Në vitin 2023 Kardinali Zuppi u dërgua nga Papa Françesku me qëllim që të kontribuojë në "zbutjen e tensioneve të konfliktit në Ukrainë, me shpresën e Atit të Shenjtë se kjo mund të hapte rrugën e paqes". Ndërmjet qershorit dhe korrikut, presidenti i Konferencës  Episkopale Italiana (CEI) shkoi në Kiev, Moskë dhe Uashington ku u takua me përfaqësues politikë dhe kishtarë. Në shtator të vitit të kaluar, Kard. Zuppi shkoi në Pekin, ku pati një bisedë me Li Hui dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës mbi luftën në Ukrainë dhe nevojën për të kombinuar përpjekjet, për të inkurajuar dialogun dhe për të gjetur shtigje që të çojnë drejt paqes. Editoriali i kardinalit

Në një editorial të botuar në gazetën italiane Avvenire sot, 15 gusht, Solemniteti i Fjetjes së Marisë, kardinali Zuppi u ndal te plagët e freskëta të botës. Një vuajtje që e njeh mirë Virgjëresha Mari: "Nëna e njeh dhimbjen dhe dhimbja e saj na bën të kuptojmë dhimbjen e atyre, që vuajnë. Maria sot është gjithnjë Nëna e Dhimbshme, me 'shtatë hanxharët' që ia shpojnë zemrën – sa figura të Marisë ka në vendet tona - "ajo është" veçanërisht në Evropë e në Rusi, në Ukrainë e në Tokën e Shenjtë, në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe në mbarë botën, ku ndizen luftërat fajtore dhe bien viktima të pafajshme" - shkruan kardinali Zuppi.

"Për nënën nuk ka asnjë klasifikim të dhimbjes dhe, siç na tha nëna e një pengu izraelit, ende në duart e Hamasit, nëna nuk dëshiron që dhimbja e saj të shkaktojë më shumë dhimbjen”. E ndjej si tingëllojnë rishtas fjalët e Patriarkut të madh, Athenagora: 'Kisha motra, Popuj Vëllezër: duket sikur ne luftojmë për ta parë këtë horizont me konfliktet dhe armiqësitë, që duket se po rriten, në vend që të zvogëlohen. Është e vërtetë edhe se përçarja  e kishave e ligështon vëllazërinë ndërmjet popujve”. “A mundemi – pyet kardinali – ta kremtojmë festën e të Ngjiturës në Qiell pa na ardhur turp për krishterimin tonë të bërë copë e grimë? E akoma: “A jemi të hidhëruar aq sa  të na trondisin thellë kushtet në të cilat jetojmë? A jemi gati t’i rrezikojmë talentete tona në lutje dhe solidaritet për të rihapur një të ardhme për vëllezërit dhe motrat tona, që vijojnë të mbeten duarthatë, pa asgjë?".

15 gusht 2024, 13:21