“Zoti ecën me popullin e tij” tema Ditës së 110-të Botërore të Migrantëve dhe Refugjatëve 2024

Me rastin e Ditës së 110-të Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve, që u përkujtua dje më 29 shtator, Davide Bernocchi, sekretar i përgjithshëm i Komisionit Ndërkombëtar Katolik të Migracionit, përshkruan sfidat me të cilat ndodhet Kisha përballë fenomenit të migrimit. Të dhënat janë mbresëlënëse, në një kohë kur sipas ankesës “ka një proces të paepur gërryerjeje të themeleve të së drejtës ndërkombëtare, si pasojë edhe të drejtat e njeriut po humbasin fuqinë”.

R.SH. / Vatikan

“Zoti ecën me popullin e tij”, tema e zgjedhur për edicionin e vitit 2024 që u kremtua të dielën e 29 shtatorit. Kisha kremton Ditën Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve çdo vit të dielën e fundit të shtatorit, një traditë që filloi në vitin 1914 dhe sivjet ka arritur në edicionin e saj të 110-të.

Kjo ditë paraqet një rast të rëndësishëm për të shprehur afërsinë dhe solidaritetin me të gjithë ata njerëz që për arsye të shumta detyrohen të largohen nga shtëpitë e veta dhe të jetojnë në kushte të pambrojtura. Është një moment për t'u lutur për ta dhe për të reflektuar mbi mundësitë që mund të ofrojë migrimi.

Sot, me «shumëzimin e konflikteve, çekuilibrimet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë e tjera natyrore, si dhe problemet ekonomike e sociale në shkallë të gjerë, të cilat shtyjnë gjithnjë e më shumë njerëz të largohen nga atdheu për të kërkuar një të ardhme diku tjetër, Kisha quhet të jenë edhe më shumë ndër ata njerëz që vuajnë. Sikur dihet, Kisha është tashmë një nga forcat kryesore globale në shërbim të pritjes, mbrojtjes dhe integrimit të emigrantëve dhe refugjatëve, pa dallim feje”.

Kështu, në një bisedë me të përditshmen e Selisë së Shenjtë «L'Osservatore Romano», Davide Bernocchi - ish-anëtar i Caritas-it dhe që nga qershori kaluar sekretar i përgjithshëm i International Catholic Migration Commission (Icmc) - në intervistën e tij të parë publike që nga dita e emërimit. Të dhënat janë mbresëlënëse, sepse, shton Bernocchi, duke folur me rastin e Ditës së 110-të Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve, e cila kremtohet të dielën më 29 shtator, “nga gjithsej rreth 280 milionë emigrantë, më shumë se 117 milionë janë persona që kanë qenë të detyruar të zhvendosen, si brenda vendit të tyre të origjinës ashtu edhe jashtë vendit, dhe mes tyre janë rreth 47 milionë fëmijë”.

Komisionit Ndërkombëtar Katolik të Migracionit (Icmc) u themelua në vitin 1951 nga Papa Piu XII me qëllimin për të ndihmuar ata njerëz që, pas Luftës së Dytë Botërore, u shpërngulën nga Evropa në Amerikë. Sot, në bashkëpunim me Dikasterin e Vatikanit për Nxitjen e Zhvillimit Integral Njerëzor dhe misionin e përhershëm të Selisë së Shenjtë në Gjenevë, vepron në nivele të ndryshme: në ndihmë të drejtpërdrejtë; në advocacy; në mbështetjen e konferencave të ndryshme episkopale. Në këtë drejtim, Komisioni tani dëshiron të shtojë një pjesë që imponohet nga kohët moderne, përkatësisht "angazhimin për të luftuar fake news që përhapin mesazhin e migrimit si kërcënim: ne duam të ofrojmë të dhëna objektive dhe mundësi për të rizbuluar njerëzimin e atyre që janë migrantë, duke na kujtuar se paradigma që duhet ndjekur është ajo e vëllazërisë njerëzore, e promovuar nga Papa Françesku. Të krishterët e duan të afërmin e tyre sepse besojnë në Ungjill”.

30 shtator 2024, 10:34