Kërko

Dom Zef Marku: të rinjtë dhe jeta me Zotin, kjo sfida e Kishës në Shqipëri

Këtyre ditëve në Santiago de Compostella, në Spanjë, u zhvilluan takime, të organizuara nga Komisioni i Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (CCEE) me temë “Të rinj të fortë e të gëzueshëm në Shpresë. Dëshmitarë të Krishtit në Evropën e sotme”. Dom Zef Marku, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Thirrjeve pranë Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, flet për të rinjtë dhe thirrjen e Zotit

R.SH./ Vatikan

Këtyre ditëve në Santiago de Compostella, në Spanjë, u zhvilluan disa takime, të organizuara nga Komisioni i Konferencave Ipeshkvore Evropiane (CCEE) me temë “Të rinj të fortë e të gëzueshëm në Shpresë. Dëshmitarë të Krishtit në Evropën e sotme”. Së bashku me ipeshkvij, meshtarë e rregulltarë nga e gjithë Kisha e Evropës, mori pjesë edhe Kisha katolike e Shqipërisë, me imzot Gjergj Metën, kryetar i KISH-it e ipeshkëv i Rrëshenit, si përgjegjës i Komisionit të Konferencave Ipeshkvore Evropiane (CCEE)për baritorinë rinore, së bashku me  drejtorin e Qendrës Kombëtare të Thirrjeve në Konferencën Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, meshtarin e dioqezës së Sapës, dom Zef Marku.

Rruga e jetës zgjidhet duke dëgjuar zërin e Zotit, zgjidhet duke ia vënë veshin zërit të zemrës! Rruga e jetës hapet duke kërkuar realizimin e dëshirave më të vërteta e më të thella, që vetë Ati i gjithëpushtetshëm i fsheh në ato thellësi. Ku ruhen e presin çastin e duhur për të shpërthyer! Rruga e jetës realizohet duke rrëmuar në historinë njeriut, në të përditshmen e rëndomtë, që shpesh, krejt papritmas, bëhet hapësirë e vërtetë e takimit me Zotin. Realizohet duke dëgjuar Fjalën e Zotit, që na zbulon, hap pas hapi, identitetin tonë të vërtetë, vullnetin tonë, planin e jetës dhe të thirrjes tonë. Realizohet përmes lutjes, meditimit, adhurimit, bisedave rreth vlerave shpirtërore..….

Duke u ndalur te tema e thirrjeve të shenjta dhe të rinjtë, i kërkuam dom Zef Markut, Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Thirrjeve në Konferencën Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, nëse nuk përgjigjen të rinjtë apo mënyra se si po punohet në Kishë me thirrjet është e papërshtatshme? Ta dëgjojmë  dom Zef Markun në mikrofonin e Radio Vatikanit / Vatican News:

Ta dëgjojmë dom Zef Markun në mirkofonin e Radio Vatikanit Vatican News:
24 shtator 2024, 11:38