Imzot Gjergj Meta: sfidat, 10 vjet pas vizitës së Papës Françesku në Shqipëri
R.SH. – Vatikan
E mbajnë mend të gjithë si një lloj maratonomaku, që shkonte me vrap kudo, që gjendej kudo, që kujdesej për gjithçka. Është imazhi i përgjegjësit të atëhershëm të Qendrës për Komunikimin gjatë udhëtimit të Papës Françesku në Shqipëri më 21 shtator 2014, don Gjergj Metës.
Tani ipeshkëv e kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta i kujton me nostalgji ditët frenetike përgatitore për atë shtegtim apostolik të Atit të Shenjtë, si sot, 10 vjet më parë, duke vënë në dukje si u prit Papa jo vetëm nga katolikët, por nga e gjithë shoqëria shqiptare, pavarësisht nga përkatësia fetare, politike e ideologjike. Porositë e Papës, sidomos dashuria e kujdesi për të të tjerët e vëllazërimi ndërmjet njerëzve me fe të ndryshme - model shqiptar për t’u marrë si shembull - kanë të njëjtën vlerë edhe sot e kësaj dite, kur shoqëria shqiptare ka ndryshuar e përballon sfida të tjera, të ndryshme nga 10 vjet më parë. Të ndjekim komentin e imzot Gjergj Metës…