Patriarku Maronit Raï: vrasja e Nasrallah "hap një plagë në zemrat e libanezëve"
R.SH. / Vatikan
“Vrasja e Sayyed Hassan Nasrallah ka hapur një plagë në zemrat e libanezëve”. Por “martirizimi i pandërprerë i liderëve të krishterë dhe myslimanë që besuan në kauzat e së vërtetës, drejtësisë dhe mbrojtjes së të dobëtve, forcon unitetin mes libanezëve, një unitet gjaku, përkatësie dhe fati”. Me këto fjalë, Patriarku Maronit Béchara Boutros Raï shprehu konsideratat e tij të para publike për fundin e kreut të lëvizjes shiite Hezbollah, vrarë të premten në mbrëmje nga bombat e hedhura në Bejrut nga ushtria izraelite. Kështu u shpreh gjatë predikimit të mbajtur në Meshën e së dielës që u kremtua sot, e diel 29 shtator, në rezidencën verore patriarkale në Dimane. Një Meshë - tha kardinali libanez - e kremtuar për të kërkuar prehjen e shpirtrave të viktimave të ditëve të fundit dhe për të kërkuar paqen.
Ai që është ofruar për atdheun e përbashkët - vazhdoi Patriarku maronit - është një martirizim i zgjedhur nga besimtarët e të gjitha elementeve përbërëse libaneze që janë të bashkuar në të, duke na lënë ftesën për besnikëri dhe ndershmëri ndaj sakrificës së tyre për atdheun që e kanë dashur, megjithëse vizioni se si të përdoret dhe si të praktikohet politika ndryshonte". Gjaku i derdhur nga ata që u sakrifikuan për atdheun libanez - vazhdoi kardinali Raï, duke iu referuar krizës politiko-institucionale që ka paralizuar vendin prej vitesh - "na bën thirrje të mbrojmë Libanin nga çdo agresion dhe të zgjedhim Presidentin e Republikës që i kthen Libanit vendin e tij në mesin e kombeve". Roli i kreut të shtetit, i cili në sistemin institucional libanez i takon një të krishteri maroniti, është bosh që gati dy vjet për shkak të vetove të kryqëzuara nga partitë dhe krahët politikë.