Takimi Mesdhetar Med24 e 10-vjetori i vizitës së Françeskut në Tiranë

Në Tiranë, ku po zhvillohet takimi Mesdhetar Med24, u përkujtua edhe 10-vjetori i vizitës së Papës Françesku në Tiranë. Ngjarje që pasurojnë Kishën e shoqërinë

R.SH. / Vatikan

Në Tiranë, ku nga 15 shttaori e deri nesër më 21 shtator, po zhvillohet takimi Mesdhetar Med24, u përkujtua edhe 10-vjetori i vizitës së Papës Françesku në Tiranë, më 21 shtator 2014. Ngjarje që pasurojnë Kishën dhe shoqërinë. Po më hollësisht të ndjekim zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja:

dom Mark Pashkja

Në një klimë entuziazmi rinor dhe bashkimi kishtar, u përkujtua 10 vjetori i vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë. Në Katedralen e Shën Palit, në Tiranë, ku njëkohësisht po zhvillohet edhe takimi Mesdhetarë, Med.24, Mesha e shenjtë u kremtua nga Kardinali E.T. Kardinali Cristobal Lopez Romero. Kjo Meshë gjeti të bashkuar mbarë hierarkinë kishtare të vendit tonë dhe një numër të madh ipeshkvinjsh nga vende të ndryshme të Detit Mesdhe.

Në përshendetjen e tij Sh. T. Imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv i Tiranë Durrësit, e cilësoi si historike dhe të bekuar ditën që Ati Shenjtë Françesku shkeli në tokën arbnore. Porositë e tij janë aktuale edhe sot nënvizoi Imzot Dodaj. Duke shprehur gëzimin e tij personal që dhjetë vite më vonë, Tirana pret një takim si ky i Med.24, ai pohoi se sot, më shmë së asnjeherë nga kjo Katedrale duhet të jehojë lutja por edhe impenjimi për paqe dhe vëllazëri.

Gjithçka mund të realizohet nga një brezni e prekur nga dashuria e Zotit theksoi Imzot Dodaj. Në homelinë e tij Kardinali Cristobal Lopez Romero, duke folur për pasurinë e jashtëzakonshme të qytetërimeve të pranishme në Mesdhe, evidentoi pasurinë njerëzore që buron prej kësaj pranie. Para të rinjve të pranishëm, ai ofroi Marin si model për tu ndjekur dhe imituar në jetën njerëzore. Ajo është modeli i shërbimit, shpresës dhe mbretërisë së Zotit pohoi ai.

Në këtë dimension, pavarsisht diferencave të prejardhjes apo besimit, angazhimi në këto tre aspekte është e vetmja rrugë për një Mesdhe në paqe dhe një botë pa luftra. Kështuqë secili prej jush duhet të jetë pelegrin, dishepull dhe misionar i paqes, nën shembullin e Maris dritë e popujve, përfundoi Kardinali Cristobal Romero. Në përfundim të Meshës u zhvillua edhe një aktivitet artistko-kulturorë në përkujtim të kësaj dite, ku u shfaqen disa prej elementeve identitarë të kulturës tonë shqiptare.

Dom Mark Pashkja

Zëdhës i Kish

20 shtator 2024, 15:34