Vangelo della XXIII domenica anno 'B' Vangelo della XXIII domenica anno 'B'

Të meditojmë me Ungjillin e dielës së 23-të vitit 'B': Effathà

Të tjerë më çojnë tek Jezu Krishti/e Ai më merr anash, /për një takim sy për sy. /Shëlbim, ky i imi, / që kalon gjithmonë përmes të tjerëve/e, në ta, përmes Dikujt Tjetër. / Jezusi flet me trupin e vet, /në një liturgji duarsh, gishtash, /veshësh, gjuhësh, vështrimesh. /M’i hap të gjitha shqisat, /që unë të gjej kuptimin e jetës.Effathà: hapu! /Bën të dëgjojnë të shurdhërit/ e të flasin memecët. / Është fryma e Shpirtit Shenjt/që i kthen njeriut dinjitetin e Birit…

R.SH. - Vatikan

Një i shurdhër, që ngjan shumë me ne, kur jetojmë në mëkat, është në qendër të Ungjillit të kësaj së diele të 23të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, sipas Markut (Mk 7,31-37), në të dielën e 23-të të vitit liturgjik, ciklit të dytë 'B. Ajo “Effathà” është si sakramenti i Krishtit, që na ofron faljen edhe sot, na i hap veshët e na e zgjidh gjuhën, e meshtarët e kremtojnë në çdo Pagëzim. Kështu, mrekullia e më se 2000 vjetëve më parë, përsëritet pambarimisht. Por le të ndjekim Ungjillin nga Marku:

Jezusi doli prapë nga krahina e Tirit, e nëpër Sidon, erdhi drejt detit të Galilesë në krahinat e Dekapolit. Ia sollën një shurdhaman që mezi fliste dhe iu lutën ta vërë dorën mbi të. Ai e ndau prej popullit veçmas, ia shtiu gishtërinjtë e vet në veshë, me pështymë të vet ia preku gjuhën, i drejtoi sytë kah qielli, psherëtiu dhe i tha: “Effatha” – që do të thotë: “Çelu!” E menjëherë iu çelën veshët e iu zgjidh pengesa e gjuhës dhe foli rrjedhshëm. Jezusi u urdhëroi të mos i tregojnë askujt. Por, sa më tepër që ai ua ndalonte, ata aq më tepër e shpallnin. Të mrekulluar mbi çdo masë thoshin: “Gjithçka bëri mirë! Ky po bën të dëgjojnë të shurdhët e të flasin memecët!”

Të lutemi së bashku me Ungjillin

 

Jam unë o Zot,

ai njeri që mezi flet,

i pafatë të dëgjojë.

Hesht, pse është i shurdhër.

Edhe unë jam i paaftë të dëgjoj, nganjëherë.

Hesht, ose nuk flas si duhet,

sepse fjalët varen nga mënyra e dëgjimit.

 

Të tjerë më çojnë tek Jezu Krishti

e Ai më merr anash,

për një takim sy për sy.

Shëlbim, ky i imi,

që kalon gjithmonë përmes të tjerëve

e, në ta, përmes Dikujt Tjetër.

 

Jezusi flet me trupin e vet,

në një liturgji duarsh, gishtash,

veshësh, gjuhësh, vështrimesh.

M’i hap të gjitha shqisat,

që unë të gjej kuptimin e jetës.

 

Effathà: hapu!

Bën të dëgjojnë të shurdhërit

e të flasin memecët.

Është fryma e Shpirtit Shenjt

që i kthen njeriut dinjitetin e Birit!

07 shtator 2024, 10:14