Siona Suli e Xhovani Lekaj, të rinjtë dhe Zoti, të rinjtë dhe Kisha

Siona Suli e Xhovani Lekaj, janë dy të rinj që morën pjesë, si përfaqësues të të rinjve të Kishës katolike të Shqipërisë, në takimin e përbashkët të seksioneve të komisionit rinor të Këshillit të Konferencave Ipeshkvore të Evropës, që njihet me siglën CCEE, në Santiago de Compostella, në Spanjë, me temën “Të rinj të fortë e të gëzueshëm në Shpresë. Dëshmitarë të Krishtit në Evropën e sotme”

R.SH. / Vatikan

Siona Suli e Xhovani Lekaj, janë dy të rinj që morën pjesë, si përfaqësues të të rinjve të Kishës katolike të Shqipërisë, në takimin e përbashkët të seksioneve të komisionit rinor të Këshillit të Konferencave Ipeshkvore të Evropës, që njihet me siglën CCEE, që u mbajt nga data 19 deri më 22 shtator, në Santiago de Compostella, në Spanjë, mbi temën “Të rinj të fortë e të gëzueshëm në Shpresë. Dëshmitarë të Krishtit në Evropën e sotme”.

Në takim morën pjesë ipeshkvij, meshtarë e rregulltarë nga e gjithë Kisha e Evropës. Nga Kisha katolike e Shqipërisë, ishte imzot Gjergj Metën, kryetar i KISH-it e ipeshkëv i Rrëshenit, si përgjegjës i Komisionit të Konferencave Ipeshkvore Evropiane (CCEE)për baritorinë rinore, së bashku me  drejtorin e Qendrës Kombëtare të Thirrjeve në Konferencën Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, meshtarin e dioqezës së Sapës, dom Zef Marku. Po të dëgjojmë dëshminë e dy të rinjve shqiptarë

Siona Suli

Siona Suli, nga dioqeza e Sapës (përfaqësuese e të rinjve, studente e mjekësisë në Tiranë), ishte e thirrur për të bërë një dëshmi në mbledhjen e CCEE kushtuar të rinjve, në Santiago del Compostela, në Spanjë, mbi përvojën e saj që pati në Ditën Botërore të Rinisë që u mbajt në Lisbonë vitin e shkuar. Siona Sule rrëfen se çfarë presin të rinjtë nga Kisha dhe sa vend e kujdes Kisha katolike në Shqipëri u jep të rinjve në jetën e saj? Të dëgjojmë mendimin e Siona Sulit:

Siona Suli

Xhovani Leka

Xhovani Leka, një i ri nga nga dioqeza e Lezhës, i cili këtyre ditëve mornë mbledhjen e CCEE kushtuar të rinjve, në Santiago del Compostela, në Spanjë, na tregon se çfarë kontributi mund të japin të rinjtë në punën e ungjillëzimit në Shqipëri? Të dëgjojmë mendimin e Xhovani Lekaj:

Xhovani Lekaj
26 shtator 2024, 10:12