Kërko

 Mons Gjergj Meta al Sinodo Mons Gjergj Meta al Sinodo

Imzot Gjergj Meta: Kisha në Shqipëri më 7 tetor bashkohet në lutje për paqe

Kisha katolike në Shqipëri fton të lutemi, më 7 tetor, për paqen në botë. “Jemi në një moment delikat për historinë e njerëzimit. Mendimet e lutjet tona janë së pari për viktimat e luftës, por janë edhe për të kërkuar nga Zoti që të ndriçojë mendjet e atyre që kanë përgjegjësitë për jetën e popujve, në mënyrë që gjuha e urrejtjes të zëvendësohet nga gjuha e dashurisë apo të paktën nga gjuha e diplomacisë”, thotë imzot Gjergj Meta, duke ia shtrirë ftesë edhe bashkësive fetare

R.SH. / Vatikan

Dje, gjatë Meshës me rastin e hapjes së Asamblesë së përgjithshme të zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, Papa Françesku njoftoi për një takim të dyfishtë të lutjes për paqen në botë: "për të kërkuar prej Zotit dhuratën e paqes, me ndërmjetësimin e Shën Mërisë, të dielën e ardhshme, tha Papa "do të shkoj në Bazilika e Shën Marisë së Madhe, në Romë, ku do të recitoj Rruzaren shenjte dhe do t'i drejtojmë me një lutje të përgjëruar Virgjrës Mari; nëse është e mundur, ju kërkoj edhe ju, anëtarë të Sinodit, të bashkoheni me mua me atë rast. Dhe, të nesërmen, më 7 tetor, i kërkoi të gjithëve të jetojnë një ditë lutjeje dhe agjërimi për paqen në botë".

Kryesia e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, duke pranuar thirrjen e Papës, e fton komunitetet e Kishës katolike në vend të bashkohen në lutjen e Rruzares, të dielën më tetor, dhe të jetojnë ditën e lutjes dhe agjërimit, më 7 tetor, për paqen në botë.

“Është një moment delikat për historinë e njerëzimit ky që po përjetojmë. Mendimet e lutjet tona janë më së pari për viktimat e luftës, por janë edhe për t'i drejtuar Zotit lutjen që të ndriçojë mendjet e atyre që kanë përgjegjësitë për jetën e popujve, të atyre që udhëheqin popujt, në mënyrë që gjuha e urrejtjes të zëvendësohet nga gjuha e dashurisë apo të paktën nga gjuha e diplomacisë”, pohon imzot Gjergj Meta.

Ftesën për të marr pjesë më 7 tetor në lutje dhe agjërim për paqe në botë, Kryetari Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë imzot Meta ia "shtrin jo vetëm katolikëve, por edhe bashkësive të tjera fetare në Shqipëri dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë". Po të dëgjojmë Kryetarin e Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë e ipeshkvin e Rrëshenit, imzot Gjergj Metën.

imzot Gjergj Metëa
03 tetor 2024, 13:44