Kërko

Imzot Gjergj Meta: Sinodi e proceset për një Kishë më dialoguese e të hapur

Imzot Gjergj Meta, anëtar i sinodit me emërim papnor, flet për seancën e dytë të Asamblesë së Përgjithshme XVI të zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve (2-27 tetor 2024) me temën: "Për një Kishë sinodale: bashkësi, pjesëmarrje, mision", që fillon nesër e do të zgjasë deri më 27 tetor të ardhshëm. Në mikrofonin e Radio Vatikanit imzot Gjergj Meta ndalet te dokumenti bazë i punimeve Instrumentum Laboris dhe te Sinodi e Kisha katolike në Shqipëri. Synimi është se si ta bëjmë një Kishë më të besueme.

R.SH. / Vatikan

Imzot Gjergj Meta, anëtar i sinodit me emërim papnor, flet për seancën e dytë të Asamblesë së Përgjithshme XVI të zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve (2-27 tetor 2024) me temën: "Për një Kishë sinodale: bashkësi, pjesëmarrje, mision", që fillon nesër e do të zgjasë deri më 27 tetor të ardhshëm.

Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit Vatican News imzot Gjergj Meta, kryetar i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë e ipeshkëv i Rrëshenit, ndalet te dokumenti bazë i punimeve sinodalet Instrumentum Laboris, te Sinodi e Kisha katolike në Shqipëri dhe pritëshmëritë nga kjo asamble. Gjatë këtij Sinodi do të dëgjojmë dhe kërkojmë atë që Zoti dëshiron për Kishën në këtë kohë të shtegtimit dhe misionit të të saj. Ky Sinod mund të na japë një "forma ecclesiae ", një "formë të Kishës", në mënyrë se si mund të jetë Kisha më dialoguese ndërmjet të gjithë anëtarëve të saj, se si të jetë më e hapur, pohon mes tjerash imzot Gjergj Meta. Tri fjalëve "bashkësi, pjesëmarrje, mision" që përmban tema kryesore e kësaj Asambleje i shtohen edhe tri tjera që janë: relacionet, rrugëtimet e ndryshme nëpërmjet të cilave përjetohen relacionet, dhe vendet në cilat zhvillohet ky sinodalitet i Kishës. Pra, synimi është se si ta bëjmë një Kishë më të besueme në shpalljen e Ungjillit, ky është misioni themelor i saj. Po ta dëgjojmë bisedën e dom David Xhuxhës me Imzot Gjergj Metën:

Imzot Gjergj Meta
01 tetor 2024, 15:27