Imzot Matteo Zhen Xuebin, ipeshkëv ndihmës i Pekinit Imzot Matteo Zhen Xuebin, ipeshkëv ndihmës i Pekinit  

Imzot Zhen Xuebin u shugurua Ipeshkëv i Pekinit

Papa e emëroi në fund të gushtit, në kuadrin e Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kinës.

R. SH. - Vatikan

Me origjinë nga Changzhi (Shanxi), 54 vjeç, që sot Imzot Matteo Zhen Xuebin është ipeshkvi i ri ndihmës i Pekinit (Komuna e Pekinit, Kinë). Ceremonia, sipas një shënimi të Sallës së Shtypit të Vatikanit, u zhvillua sot, më 25 tetor, ndërsa emërimi papnor daton më 28 gusht, me kandidaturën e prelatit - lexojmë në shënim - miratuar “në kuadër të Marrëveshja e përkohshme ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore të Kinës”.

Bashkëpunëtori i ri studioi në Seminarin Filozofik dhe Teologjik në Pekin dhe më pas e përsosi përgatitjen e tij në Universitetin St. John në Shtetet e Bashkuara, deri në vitin 1997, kur mori një diplomë liturgjie. U shugurua meshtar në qershor të vitit 1998 dhe u inkardinua në dioqezën e Pekinit. Deri në vitin 2007 ishte zëvendësrektor i Seminarit të Pekinit. Më vonë shërbeu në disa famulli të qytetit.

Që nga viti 2007 është kancelar dioqezan.

25 tetor 2024, 13:49