Kërko

Don Mark Pashkja, portavoce della Conferenza Episcopale d'Albania Don Mark Pashkja, portavoce della Conferenza Episcopale d'Albania

Dom Mark Pashkja: në Shqipëri besimtarët i bashkohet lutjes dhe agjërimit për paqe më 7 tetor

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë i bashkohet ftesës së Papa Françeskut për t’u lutur e agjëruar për paqen në botë, më datë 7 tetor 2024. Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, i ka bërë jehonë kësaj ftese, të cilën Papa e bëri gjatë Meshës së kremtuar në Sheshin e shën Pjetrit me rastin e fillimit të Sinodit të Ipeshkvijve më datë 2 tetor 2024. Kisha katolike në vendin tonë, këtë ftesë ia shtrin jo vetëm katolikëve, por edhe bashkësive të tjera fetare në Shqipëri

R.SH. / Vatikan

Ftesës së Papës që të lutemi me ngulm për paqen, më 7 tetor, në këtë moment delikat të historisë së njerëzimit, i bashkohet edhe Kisha katolike në Shqipëri. Kështu thuhet në një Deklaratë për Shtyp nga Konferenca Ipeshkvore e Kishës Katolike në Shqipëri. Njoftimi nga zëdhënësi i KISH dom Mark Pashkja:

dom Mark Pashkj

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, bashkohet me ftesën e Papa Françeskut për t’u lutur dhe agjëruar për paqen në botë më datë 7 tetor 2024. Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, i ka bërë jehonë kësaj ftese, të cilën Papa e bëri gjatë Meshës së kremtuar në sheshin e shën Pjetrit me rastin e fillimit të Sinodit të Ipeshkvijve më datë 2 tetor 2024.

Kisha katolike në vendin tonë, këtë ftesë ia shtrin jo vetëm katolikëve, por edhe bashkësive të tjera fetare në Shqipëri dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë.

Ja teksti  i deklaratës që Imzot Meta ka shpërndarë në ditën e djeshme nga Roma, ku është i pranishëm në punimet e Sinodit që po mbahet në Vatikan:

 

Të dashur vëllezër e motra,

në Meshën e hapjes së Sinodit të Ipeshkvijve, i cili ka nisur më 2 tetor në Romë, Ati i Shenjtë Papa Françesku, na ka ftuar të gjithëve që datën 7 tetor 2024 t’ia kushtojmë lutjes dhe agjërimit për paqen. Të gjithë jemi në dijeni dhe po e shohim përditë përshkallëzimin e luftës, sidomos në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Situata është delikate, prandaj Papa Françesku na fton të lutemi me ngulm për paqen. 

Kësisoj, ftoj të gjithë Ipeshkvijtë, meshtarët, rregulltarët, rregulltaret dhe besimtarët laikë të dioqezave tona të Shqipërisë, që t’i përgjigjemi kësaj ftese të Papa Françeskut.  Ftoj edhe të gjitha komunitetet e tjera fetare në Shqipëri që t’i bashkohen kësaj nisme e t’i kërkojmë me ngulm njëzëri, të njëjtit Hyj që na bashkon, paqen për botën e midis njëri-tjetrit.

Tiranë më 03.10.2024

 

04 tetor 2024, 10:18