Kërko

Atë Luigj Palaj dhe Dom Gjon Gazulli u shpallën të lumë

Momente hiri, gëzimi dhe shenjtërie dje në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër. Atë Luigj Palaj dhe Dom Gjon Gazulli u shpallën të lumë. Në Meshën e kryesuar nga Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për çeshtjen e Shenjtërve Hirësia e Tij, Imzot Marcello Semeraro u bë leximi i dekretit të Papa Françeskut i cili vulsote zyrtarisht luminimin e këtyre dy martirëve të cilët dhanë jetën për Fe e Atdhe.

R.SH. / Vatikan

Momente hiri, gëzimi dhe shenjtërie dje në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër. Atë Luigj Palaj dhe Dom Gjon Gazulli u shpallën të lumë. Në Meshën e kryesuar nga Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për çeshtjen e Shenjtërve Hirësia e Tij, Imzot Marcello Semeraro u bë leximi i dekretit të Papa Françeskut i cili vulsote zyrtarisht luminimin e këtyre dy martirëve të cilët dhanë jetën për Fe e Atdhe. Mijëra besimtarë të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi dhe Kroacia e kthyen qytetin e Shkodrës në kryeqender të Kishës ballkanike.

Dëgjoni dom Mark Pashkjen...

Dielli i Nëntorit dukej sikur demostronte ngrohtësinë hyjnore që karakterizonte mbarë Kishën Shqiptare në këtë ditë. Ngrohëtsi që buronte nga dëshmia e flaktë e këtyre dy martirëve që dhanë jetën për Krishtin dhe për Kishën.

Në homelinë e tij Kardinali Semeraro nxiti të pranishmit që të përfitonin nga dëshmia e këtyre personazheve për të jetuar një fe e cila sjellë vepra konkrete në jetën e përditshme dhe në mbarë shoqërinë Shqiptare dhe jo vetem.

Në përshëndetjen e tij Imzot Angelo Massafra falenderoi zyrtarisht Papa Françeskun për këtë dhuratë dhe theksoi dëshminë historike të Kishës tonë shqiptare në të gjitha kohrat. Kisha jonë edhe pse e vogël në numër gjatë gjithë kohës ka ditur të dëshmojë nëpërmjet martirëve të saj vitalitetin dhe lidhjen e saj me Selinë e Pjetrit, nënvizoi ai.

Të pranishëm në këtë meshë ishin hierakët më të lartë, të Kishës nga Kroacia, Bosnja dhe Mali i Zi. Vlen të përmendet edhe prania e komuniteteve të tjera fetare, autoriteteve civile, si edhe ajo e vëllezërve Ortodoks të cilët u përfaqsuan me Hirësinë e tij Imzot Asti Bakalbashin, Arqipeshkvin e sapozgjedhur të Beratit dhe Vlorës.

Dom Mark Pashkja

Zëdhënës i Kish

17 nëntor 2024, 09:13