Atë Sosa Papës, Gregoriana është në shërbim të Kishës
R.SH. / Vatikan
Universiteti bashkëpunon në misionin që Zoti i ka besuar Kishës. Kështu u shpreh, mes tjerash, në përshëndetjen drejtuar Papës, Atë Arturo Sosa, Zëvendës Kancelari i Madh i Universitetit Papnor Gregorian dhe Eprori i Përgjithshëm i Shoqërisë së Jezusit, me rastin e vizitës së Papës në Universitetin Gregoriana. Puna universitare është “një mjet i frytshëm bashkëpunimi në misionin që Zoti i ka besuar Kisha e tij. Nëpërmjet mësimdhënies ne kontribuojmë në formimin integral të njerëzve të formuar mirë intelektualisht, të hapur ndaj misterit të Zotit të pranishëm në realitetin e ndërlikuar të botës dhe të aftë për të reflektuar mbi dhuratën e fesë që ndez zemrat e tyre”, nënvizoi Atë Sosa.
"Kërkimet shkencore në fusha të ndryshme të shkencës, filozofisë dhe teologjisë çojnë në një kuptim më të thellë të krijimit dhe kontribuojnë në hapjen e shtigjeve të reja drejt fesë, e cila është e përkushtuar për transformimin e shoqërisë njerëzore për ta bërë atë më të drejtë, më mbështetëse dhe më respektuese ndaj krijimit. Universiteti depërton në shumë mënyra në indin e historisë njerëzore dhe bashkëpunon sipas një modus operandi specifike për pajtimin e të gjitha gjërave në Krishtin”, ha përfundoi Kreu i Jezuitëve.