BELARUS BELARUS

Bjellorusia, prifti katolik në gjyq për tradhti

Flitet për famullitarin Henryk Akalatovich, 64 vjeç, i arrestuar një vit më parë. Nuk dihen arsyet që e ngarkuan me akuzën e tradhtisë. Rrezikon deri në 15 vjet burg. Ka shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore

R.SH. / Vatikan

Në Bjellorusi, një meshtari katolik, Henryk Akalatovich, 64 vjeç, i akuzuar për tradhti kundër shtetit, do të gjykohet në një gjykatë qarku në kryeqytetin Minsk. Gjyqi, sipas qendrës bjelloruse të të drejtave të njeriut Vyasna, do të fillojë më 25 nëntor. Arsyet që çuan në akuzën e tradhtisë nuk dihen dhe mund t'i kushtojnë priftit një dënim me burgim nga 7 deri në 15 vjet dhe një gjobë të rëndë.

Paraburgimi i gjatë parandalues

Atë Akalatovich, me origjinë polake, ka lindur në Bjellorusi. Është, prandaj, shtetas bjellorus. I shuguruar meshtar në vitin 1984, shërbeu si famullitar i Kishës së Shën Jozefit në rrethin Valozhyn të rajonit të Minskut, deri në arrestimin e tij më 16 nëntor 2023. Gjatë burgimit parandalues ​​kishte shqetësime për shëndetin. Pak para arrestimit, thuhet se  pësoi një goditje në zemër. Kishte bërë edhe një operacion në stomak, për shkak të kancerit.

16 nëntor 2024, 09:47