Kërko

2024.11.12 Catholic University in Erbil 2024.11.12 Catholic University in Erbil

Erbil, mbështetja e universitetit katolik për të mbijetuarit e Shtetit Islamik

I themeluar në vitin 2015, Universiteti i Kurdistanit në Irakun verior ofron arsimim, bursa dhe mbështetje për grupet e pakicave irakiane të vuajtura nën militantët xhihadistë. Atë Shahmasha: Objektivi është të nxisë bashkëjetesën paqësore ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare të vendit, duke kontribuar në "ndërtimin e një bashkësie të gjallë"

R.SH. / Vatikan

Në vitin 2014, i ashtuquajturi Shteti Islamik përfshiu Irakun verior, duke pushtuar pjesë të mëdha të territorit. Një pushtim, që çoi në shpërngulje masive, veçanërisht të grupeve minoritare si të krishterët, jezidët, turkmenët dhe shabakët. Shumë prej tyre ikën në rajonin kurd të Irakut verilindor, ku - sipas Atë Karam Shahmasha, meshtar i kryeipeshkvnisë Kaldease vendase - Kisha lokale me kalimin e kohës u përpoq t'u siguronte atyre strehim, ushqim dhe kujdes mjekësor.

Themelimi i Universitetit

Këto nisma bamirëse - vijon Atë Shahmasha – më pas dhanë shkas për një projekt edhe më të madh: themelimin e Universitetit Katolik të Erbilit (Cue), me synimin për t'u bërë "fener drite në mes të kaosit" dhe me objektivin për të mirëpritur studentë të të gjitha viseve, veçanërisht ata që kishin vuajtur më shumë nga dhuna. Në një fjalim të vitit 2023, të mbajtur në Kolegjin e Bostonit, Imzot Bashar Warda, Kryeipeshkvi Kaldeas Katolik i Erbilit, si dhe Kancelari dhe Presidenti i Bordit të Drejtorëve të Universitetit Katolik të Erbilit (Cue), theksuan se dyert e Cue ishin të hapura “për ata që u prekën më shumë nga 'ISIS: të zhvendosurit, të krishterët dhe jezidët... Duke u përpjekur të bëhen zë i fortë për ata që u dëmtuan.'

Të kremtohet kultura Yazide

Atë Shahmasha thekson mbështetjen që Universiteti ofron për studentët e komunitetit Yazidi, i cili pësoi gjenocid brutal nga duart e Shtetit Islamik, më keq edhe se trajtimi i pamëshirshëm që u bëhet të krishterëve të rajonit. Falë një sërë dashamirësve bujarë, katolikë dhe jokatolikë, Universiteti Katolik të Erbilit (Cue) është në gjendje të shpërndajë bursa të shumta për studentët jazidi çdo vit, si dhe të organizojë rregullisht ngjarje që festojnë kulturën jazide - siç është kremtimi vjetor i Vitit të Ri Yazid. Bashkëpunon edhe me organizata që luftojnë për të drejtat e jazidëve e, për më tepër, me mbështetjen e Fondacionit Papnor 'Ndihmë për Kishën që Vuan', Universiteti Katolik të Erbilit (Cue) është në gjendje të japë çdo vit një numër të madh bursash, titulluar 'Papa Françesku', të destinuara kryesisht për studentët e krishterë.

The Cue sot

Nëntë vjet pas themelimit të tij, Universiteti krenohet me më shumë se 600 studentë, të ardhur nga mjedise të ndryshme. Atë Shahmasha flet për nismën e tij më të fundit: një program studimesh orientale, organizuar nga Kolegji i Arteve i universitetit. Programi është i pari i këtij lloji në rajon dhe ofron kurse mbi "gamën e feve dhe grupeve etnike, që kanë banuar prej kohësh në zonën e Mesopotamisë", me tema të ndryshme si studimet kurde, teologjia katolike dhe librat e Torës, e me objektiv - përfundon ai - “të punojë për bashkëjetesën paqësore” ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare të Irakut, duke kontribuar në “ndërtimin e një bashkësie të gjallë”.

14 nëntor 2024, 11:02