ryeipeshkvi i Canterbury-t, Justin Welby, primat i Bashkimit Anglikan ryeipeshkvi i Canterbury-t, Justin Welby, primat i Bashkimit Anglikan

Kisha Anglikane, Justin Welby jep dorëheqjen për trajtimin e rasteve të abuzimit

Kryeipeshkvi angëikan i Canterbury-t Welby largohet nga posti pas dymbëdhjetë vjetësh, pasojë e rastit të një vullnetari të akuzuar për abuzim seksual të të rinjve. Në një shënim primati anglikan pohon se pikëllohet për viktimat: “Shpresoj se ky vendim e bën të qartë se sa seriozisht është angazhuar Kisha e Anglisë për të qenë vend më i sigurt”.

R.SH. / Vatikan

Kryeipeshkvi i Canterbury-t, Justin Welby, primat i Bashkimit Anglikan, sot, më 12 nëntor, dha dorëheqjen, "i pikëlluar" nga historia e  shpërdorimit seksual të kryer nga një avokat për dekada, duke filluar nga fundi i viteve 1970, në dëm të djemve dhe burrave në Angli dhe në Afrikë, gjatë kampeve verore për të rinjtë e krishterë, ku ai punoi si vullnetar.

Është rasti i John Smyth, i akuzuar për abuzim seksual, psikologjik dhe fizik të rreth 30 burrave në Mbretërinë e Bashkuar dhe 85 të tjerëve në Afrikë, gjatë pesë dekadave. Një raport prej më shumë se 250 faqesh, rezultat i një hetimi të pavarur, zbuloi se veprimet "e tmerrshme" të Smyth ishin identifikuar tashmë në vitet 1980, por ankesat nuk u raportuan në polici deri në vitin 2013, vit kur Welby u emërua Kryeipeshkëv i Canterbury-t. Sipas raportit, primati anglikan - i cili shoqëroi Papën Françesku në udhëtimin e tij apostolik në Sudanin e Jugut në vitin 2023 - nuk e informoi policinë ose nuk nisi hetimet e nevojshme pasi u bë i vetëdijshëm për krimet e Smyth.

Kërkesat për dorëheqje

Anëtarët e Sinodit të Përgjithshëm ishin të parët që filluan një peticion duke kërkuar dorëheqjen e Kryeipeshkvit të Canterbury-t e duke deklaruar se ai "kishte humbur besimin e klerit të tij". Në mëngjesin e vonë të së hënës, me orën e Londrës, peticioni kishte mbledhur më shumë se 1800 nënshkrime në Change.org.

Welby fillimisht pranoi se nuk i kishte ndjekur akuzat me "energjinë" e nevojshme dhe përsëriti "tmerrin" që i shkaktoi abuzimi i kryer nga Smyth; megjithatë, ai kishte njoftuar se nuk do të largohej nga posti i tij. Sot,  njoftimi i dorëheqjes, "pasi kishte kërkuar lejen e Madhërisë së Tij, Mbretit".

Shënim i Welby-t

“Shpresoj se ky vendim e bën të qartë se sa seriozisht e kupton Kisha e Anglisë nevojën për ndryshim dhe angazhimin tonë të thellë për të krijuar një Kishë më të sigurt. Ndërsa jap dorëheqjen, pikëllohem thellë për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit e abuzimit”, thuhet në deklaratën e kryeipeshkvit të lëshuar sot. “Kur u informova në vitin 2013 dhe më thanë se policia ishte njoftuar, gabimisht besova se do të gjendej një zgjidhje e përshtatshme … Është shumë e qartë se duhet të pranoj përgjegjësinë personale dhe institucionale për periudhën e gjatë dhe traumatike ndërmjet 2013 dhe 2024”.

"Ditët e fundit kanë thelluar tronditjen time, të ndjerë thellësisht prej kohe,  nga turpi për dështimet historike të mbrojtjes së Kishës së Anglisë" - shton Welby - duke kujtuar pothuajse dymbëdhjetë vitet e shfrytëzuara për "përmirësime", në luftë kundër shpërdorimit: "Të tjerët do ta gjykojnë atë që u bë”!

Ndërkohë, Justin Welby pohon se do ta mbajë premtimin për të takuar viktimat. “Besoj se largimi është në interesin më të mirë të Kishës së Anglisë, të cilën e dua shumë dhe kam pasur nderin t'i shërbej. Lutem që ky vendim të na rikthejë te dashuria, që Jezu Krishti ka për secilin prej nesh".

13 nëntor 2024, 15:23