Don Gjon Gazulli e Atë Luigj Paliq, martirë të Kishës katolike Don Gjon Gazulli e Atë Luigj Paliq, martirë të Kishës katolike

Lumnimi i Atë Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli më datë 16 nëntor 2024 në Shkodër

Në ditën e përkujtimit liturgjik të Imzot Vinçenc Prennushit dhe 37 shokëve të tij martirë, Kisha Katolike në Shqipëri ka kënaqësinë të njoftojë të gjithë besimtarët katolikë dhe mbarë popullin shqiptar, se më datë 16 nëntor 2024 në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, do të shpallen të Lumë shërbëtorët e Hyjit Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazulli.

R.SH. / Vatikan

Më datë 16 nëntor 2024 në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, do të shpallen të Lumë shërbëtorët e Hyjit Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazulli. Kështu njoftoi sot Kisha Katolike në Shqipëri, pikërisht në ditën e përkujtimit liturgjik të Imzot Vinçenc Prennushit dhe 37 shokëve të tij martirë të kohës së komunizmit. 

Kemi të bëjmë me një periudhë tjetër por pa dyshim edhe kjo ngjarje është një moment historik dhe i lavdishëm për Kishën katolike në Shqipëri e në trevat shqiptare. Pas 38 martirëve që u shpallën të Lumë në vitin 2016, bashkë me Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazulli numri i tyre shkon në 40, po më hollësisht të ndjekim zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja:

dom Mark Pashkja:

 

Shkodër 05.11.2024

Deklaratë për Shtyp

 

Lumnimi i Atë Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli

Në ditën e përkujtimit liturgjik të Imzot Vinçenc Prennushit dhe 37 shokëve të tij martirë, Kisha Katolike në Shqipëri ka kënaqësinë të njoftojë të gjithë besimtarët katolikë dhe mbarë popullin shqiptar, se më datë 16 nëntor 2024 në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, do të shpallen të Lumë shërbëtorët e Hyjit Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazulli.

Meshën solemne dhe Ritin e kanonizimit do ta kryesojë i dërguari i posaçëm i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, Eminenca e Tij Kard. Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve. Në këtë Meshë do të jenë të pranishëm Ipeshkvijtë e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë. Të pranishëm do të jenë edhe autoritete civile e fetare. Një prani e veçantë do të jetë edhe ajo e Kardinalit tonë shqiptarë, Eminenca e Tij Kard. Ernest Troshani Simoni.

Kemi të bëjmë pa dyshim me një moment historik dhe të lavdishëm për Kishën tonë në Shqipëri. Pas 38 martirëve që u shpallën të Lumë në vitin 2016, bashkë me Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazulli numri i tyre shkon në 40, duke shënuar kështu përfundimin e një pune gati 25-vjeçare të Kishës sonë vendore dhe veçanërisht të Arqidioqezës Shkodër-Pult, të udhëhequr nga Imzot Angelo Massafra.

Duke falënderuar Zotin për dëshminë e këtyre martirëve, që deri në fund jetuan dhe vdiqën për Fe e Atdhe, dëshirojmë t’ju dërgojmë një ftesë të përzemërt të gjithë besimtarëve katolikë dhe jo vetëm, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, që të bashkohen me ne në Katedralen e Shën Shtjefnit, të shtunën më datë 16 nëntor 2024 në orën 10.00.

 

Dom Mark Pashkja

Zëdhënës i KISH

 

Akreditimi i gazetarëve pjesmarrës mund të bëhet duke paraqitur të dhënat anagrafike në adresen

e-mail markpashkja@yahoo.com. Afati i regjistrimit është data 10 Nëntor 2024.

05 nëntor 2024, 14:04