Kërko

 Cattedrale maronita di Aleppo in Siria illuminata di rosso nell'ambito della Red Week di Aid to the Church in Need contro la persecuzione dei cristiani, 2021.11.26 Cattedrale maronita di Aleppo in Siria illuminata di rosso nell'ambito della Red Week di Aid to the Church in Need contro la persecuzione dei cristiani, 2021.11.26

Mbretëria e Bashkuar: kard. Nichols, të marrim pjesë në Ditën kushtuar të Krishterëve të Persekutuar

Dita “Red Wednesday” kushtuar të krishterëve të persekutuar në mbarë botën, me nismën e fondacionit “Ndihmë për Kishën që vuan”, sivjet shënohet më 20 nëntor dhe kremtohet me nisma dhe lutje të veçanta nga shkollat ​​dhe famullitë kishtare.

R.SH. / Vatikan

Apeli drejtuar katolikëve anglezë për të marrë pjesë në “Red Wednesday” "Të Mërkurën e Kuqe", ditën e lutjes dhe të mbledhjes së fondeve kushtuar të krishterëve të persekutuar në mbarë botën, vjen nga Primati Katolik i Anglisë dhe Uellsit, kardinali Vincent Nichols dhe politikani Lord Alton Londër. Me rastin e kësaj dite ndërtesat e famshme si parlamenti Westminster dhe të tjera do të ndriçohet me të kuqe dhe, në të gjithë vendin, besimtarët inkurajohen të vishen me ngjyrën që kujton martirët.

Dita kushtuar të krishterëve të persekutuar në mbarë botën, e nisur në vitin 2016 nga fondacioni “Ndihmë për Kishën që vuan”, sivjet shënohet më 20 nëntor dhe do të kremtohet me nisma dhe lutje të veçanta nga shkollat ​​dhe famullitë kishtare.

“Ka ardhur koha për të denoncuar persekutimin e pakicave fetare të cilat shpeshherë injorohen, me pasoja të rënda. Këto sulme shpesh degjenerojnë në konflikte, krime kundër njerëzimit e madje edhe gjenocid”, tha Lord Alton, i cili është impenjuar për mbrojtjen e të krishterëve në Irak dhe Nigeri, ku ndjekësit e Ungjillit të Jezu Krishtit kanë qenë viktima të dhunës së rëndë.

“ Red Wednesday është një ditë shumë e veçantë për Kishën. Ne i kujtojmë ata që, në mbarë botën, veçanërisht fëmijët, vuajnë, së bashku me Krishtin, të njëjtin lloj persekutimi që përjetoi Jezusi mbi kryq”, tha kardinali Vincent Nichols. Burimet dhe idetë janë të disponueshme, për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në "Red Wednesday" në faqen e internetit "Aid to the Church in Need".

12 nëntor 2024, 12:22