Nigeria. Atë Thomas Oyode, i burgosur për 11 ditë, u lirua
R. SH. - Vatikan
Atë Thomas Oyode, rektor i "Seminary School Minor Conception Immaculate" në Agenegabode, në shtetin jugor të Edo-s, u lirua dje, më 7 nëntor, në Nigeri. Vetë rrëmbyesit e liruan atë pas 11 ditësh robëri, siç raportohet nga Agenzia Fides e cila citon burime nga dioqeza e Auchit. “Aktualisht - shkruan Fides - Atë Thomas ndodhet në spital për kontrolle”. Atë Oyode, i cili ishte ofruar të zëvendësonte dy seminaristë të kapur fillimisht nga rrëmbyesit gjatë sulmit në seminar, u rrëmbye më 27 tetor. Dita e lirimit të tij përkon, ndër të tjera, me nëntëvjetorin e shugurimit të tij meshtarak.
Fides kujton gjithashtu se në duart e rrëmbyesve janë ende dy meshtarë katolikë të rrëmbyer në Nigeri ditët e fundit. Ata janë Ati Christian Uchegbu, i dioqezës së Orlu, i rrëmbyer më 6 nëntor ndërsa kthehej nga Port Harcourt, në zonën e Deltës së Nigerit, dhe Ati Emmanuel Azubuike, i rrëmbyer më 5 nëntor në shtetin Imo.