Kërko

Nicaragua, il presidente dell'episcopato esiliato in Guatemala Nicaragua, il presidente dell'episcopato esiliato in Guatemala

Nikaragua, presidenti i Konferencës Episkopale imzot Gutiérrez dëbohet në Guatemalë

Imzot Carlos Enrique Herrera Gutiérrez, ipeshkëv i Jinotegës, është prelati i tretë i Kishës katolike të Nikaraguas që dëbohet nga autoritetet e vendit

R.SH. / Vatikan

Ipeshkvi i dioqezës së Jinotegës dhe presidenti i Konferencës Episkopale të Nikaraguas (CEN), Imzot Carlos Enrique Herrera Gutiérrez, 75 vjeç, u internua në Guatemalë nga autoritetet e Nikaraguas pardje, më 13 nëntor. Kështu njoftojnë mediat vendase.

Ipeshkvi i tretë që internohet

Imzot Herrera është ipeshkvi i tretë i Konferencës Episkopale që u internua nga autoritetet e Nikaraguas; para tij, imzot Rolando José Álvarez Lagos, ipeshkëv i dioqezës së Matagalpës, dhe imzot Isidoro del Carmen Mora Ortega, ipeshkëv i dioqezës së Siuna, u internuan më 13 janar 2024. Në vitin 2019, imzot Silvio, ipeshkvit të dioqezës së Joséagary B., iu desh të shkonte në mërgim pasi qe kërcuar me vdekje.

Mërgimi i Herrera vjen pas denoncimit të tij publik ndaj qeverisë lokale të Jinotega. Të dielën e 10 nëntorit, gjatë Meshës së mbrëmjes kremtuar në Katedralen San Juan Bautista, prelati shprehu pakënaqësinë e tij për ngjarjet e vazhdueshme të zhurmshme të organizuara nga bashkia, të cilat ndërpresin kremtimet liturgjike. Fjalët e tij gjatë liturgjisë ishin: “Ajo që po bën kryetari dhe të gjithë autoritetet komunale është sakrilegj... Lusim Zotin për falje për ta dhe për ne”. Ankesa është bërë gjatë ritit të pendimit në fillim të Meshës.

U çaktivizuan rrjetet sociale të dioqezës Jinotega

Të mërkurën, para largimit të ipeshkvit, u çaktivizua faqja zyrtare e Dioqezës së Jinotegës në Facebook. Ky rrjet social qe përdorur për të transmetuar drejtpërdrejt Meshën e së dielës, të enjtet Eukaristike dhe ngjarje të tjera fetare, veçanërisht ato të kryesuara nga Imzot Herrera.

Ndalimi i kujdesit baritor në spitale

Sipas shtypit vendas, ndër masat e tjera të autoriteteve të Nikaraguas kundër Kishës Katolike është edhe ndalimi i hyrjes së meshtarëve në spitalet publike për të mbarështuar Sakramentin e vajosjes të sëmurëve. Ndonëse nuk ka një dokument zyrtar, mediat njoftojnë se kjo masë ka hedhur në dëshpërim të afërmit dhe pacientët.

Papa Françesku ka shprehur vazhdimisht afërsinë e tij me Kishën Katolike në Nikaragua, duke na ftuar të lutemi për njerëzit e vendit të Amerikës Qendrore.

15 nëntor 2024, 12:24