Shenjtorët e javës 17-24 nëntor
R.SH. - Vatikan
E diel 17 nёntor, Kisha katolike kremton kremton të Dielën e 33-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik e gjithnjë më 13 nëntor, kalendari kishtar kujton shën Nikollën I papë dhe shën Agostina Pietrantonin, virgjër.
Tё hёnёn më 18 nëntor përkujtohet kushtimi i bazilikave të shën Pjetrit e Shën Palit Aposull. Dy bazilikat u kushtuan gjatë shekulli IV, shpejt pas lejimit të ushtrimit të besimit të krishterë, por kulti ndaj dy prijësve të apostujve ishte përhapur në mbarë kishën që në shekullin e parë. Martirizimi i tyre vulosi përfundimisht vërtetësinë e predikimit, të cilit iu kushtuan gjer në derdhjen e gjakut, prandaj dy bazilikat romake mbetën vende të rëndësishme shtegtimi përgjatë shekujve e deri në ditët tona.
Të martën 19 nëntor përkujtohen shën Barlaami i Antiokisë, martir, dhe Shën Matilda e Heftës.
Të mërkurën më 20 nëntor përkujtohet shën Edmondi martir, pajtor qiellor i Anglisë.
Të enjten më 21 nëntor përkujtohet Paraqitja e së Lumes Virgjër Mari në Tempull. Sipas traditës së lashtë, që tregohet edhe në disa nga shkrimet apokrife, Zoja iu kushtua Hyjit në tempull që kur ishte fëmijë. Në këtë mënyrë ajo e përgatiti trupin dhe shpirtin për të pritur fjalën që do të bëhej njeri në kraharorin e saj. Ky përkujtim ka rëndësi ekumenike, sepse misteri i paraqitjes së Zojës në tempull ka gjetur jehonë të gjerë në botën ortodokse.
Të premten më 22 nëntor përkujtohet Shën Çeçili, virgjër e martire.
Të shtunën më 23 nëntor përkujtohen shën Klementi I martir dhe Shën Kolombani.
Tё dielën e ardhshme më 24 nëntor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 34-të gjatë vitit kishtar dhe solemnitetin e Jezu Krishtit, Mbretit të Gjithësisë. Kjo është e diela e fundit e këtij viti liturgjik tё Kishës, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik.