App DinDonDan App DinDonDan

Jubileu: do të përdoret nga Vatikani app “DinDonDan” për orarin e meshëve

Aplikacioni do t'u ofrojë shtegtarëve, që priten gjatë vitit të ardhshëm në Romë e në gjithë Italinë, mundësinë për të marrë vesh lehtësisht orarin e meshëve. Ai mund të shkarkohet nga App Store, Google Play dhe nga faqja e internetit www.dindondan.app

R.SH. – Vatikan

''DinDonDan'', aplikacioni që thjeshton kërkimin e orarit të meshëve në të gjitha kishat në Evropë, Azi dhe në Lindjen e Mesme, ka marrë patronazhin e Dikasterit vatikanas për Ungjillëzimin, me rastin e Jubileut 2025. Aplikacioni do t'u ofrojë shtegtarëve, që priten gjatë vitit të ardhshëm në Romë e në gjithë Italinë, mundësinë për të marrë vesh lehtësisht orarin e meshëve. Ai mund të shkarkohet nga App Store, Google Play dhe nga faqja e internetit www.dindondan.app.

Përveç kësaj, ''DinDonDan'' do të integrohet në seksionin ''Oraret e meshëve'' në faqen zyrtare të Jubileut dhe në aplikacionin zyrtar “Iubileum25”, duke krijuar kështu, një kanal tjetër për të marrë vesh oraret e përditësuara.

Krijuar në vitin 2018 nga një ekip të rinjsh milanezë, ''DinDonDan'' – nënvizohet në një notë - ka arritur tashmë 500 mijë përdorues në muaj. Duke filluar nga Italia, gjatë muajve të fundit, aplikacioni e ka zgjeruar territorin, që mbulon, duke përfshirë vende të shumta të botës e duke u bërë kështu pikë referimi për mijëra besimtarë. Ai mund të konsultohet në 8 gjuhë kryesore.

19 dhjetor 2024, 15:33