Notre-Dame de Paris, mijëra fytyrat e një simboli
R.SH. / Vatikan
Pak orë pas rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris e pas punimeve që pasuan zjarrin shkatërrues të vitit 2019, e si i krishterë i lindur dhe i rritur në Paris, guxoj të them: nuk kam qenë kurrë shumë i lidhur me Notre-Dame. Sigurisht, Katedralja ishte, por unë e kujtoj si vend të zymtë, pothuajse gjithmonë të pushtuar nga turistët e zhurmshëm, vend po aq i pafavorshëm për lutjen, si qendër tregtare a Kapelë Sikstine në orët e pikut të vapës.
E, kur në fund të adoleshencës sime pata gëzimin të merrja pjesë në shugurimin e një miku, prift i dioqezës së Parisit, ne, besimtarët, duhej të qëndronim jashtë, në oborrin e Kishës: përbrënda katedralja ishte shumë e vogël, vetëm për klerikët. E shoh rishtas veten ulur, duke soditur fasadën dhe duke mërmëruar: “Kjo katedrale nuk është bërë për të krishterët e Parisit!”.
Megjithatë, si parizian dhe si francez, isha e jam gjithmonë krenar për Notre-Dame de Paris. Bir i lagjes latine, më ka pëlqyer ta sodis siluetën e saj, kullat, absidën, majën… Kam lënë shumë herë takim pranë vendit të shenjtë. E edhe miqtë e mi i lashë t’i admirojnë skulpturat në fasadë, në netët e bukura të verës. E kisha lexuar prej kohësh romanin e Victor Hugo-it, që e bëri Paul Claudel-in të kthehet në gjirin e krishterimit! E mbaja mend mirë kurorëzimin e Napoleonit ose "Te Deum" të kënduar më 1944, kur Parisi u çlirua nga thundra hitleriane. Notre-Dame ishte pjesë e kulturës sime, e së kaluarës sime… Nuk mund të mos isha isha krenar për Të.
Kur, pesë vjet më parë, në një oazë egjiptiane, më telefonoi im atë, i cili jetonte në Paris, dy hapa larg Notre-Dame, e ma përshkroi me lot të valë shpërthimin ogurzi të flakëve - ai, që nuk qan kurrë, si etërit e brezit të tij - ai, që ishte antiklerikal i deklaruar - ndjeva se diçka po shembej në qytetin tim, në vendin tim, në shpirtin tim! Të duket, pa kurrnjë dyshim e çuditshme kjo gjimnastikë, që më bën të kaloj nga një identitet në tjetrin kur mendoj për marrëdhënien time me katedralen e Parisit… Megjithatë, besoj se ky dualitet thotë diçka për situatën e shumë Kishave në Francë.
Mijëra Kishat e pranishme në çdo fshat të vendit, si dhe Katedralet e mrekullueshme që dominojnë qytetet e mëdha, janë para së gjithash vende kulti, ku njerëzit luten, ku kremtohen sakramentet, ku është shpallur shëlbimi që buron në Jezu Krishtin, për shekuj me radhë. Kjo është arsyeja pse u ndërtua kjo ndërtesë dhe është gjë e bukur që ky funksion është ruajtur në rrjedhë shekujsh, pavarësisht nga peripecitë e historisë dhe laicizimit. Sepse Kishat e Francës nuk janë thjesht vende kulti për katolikët: janë vende kujtimi për të gjithë.
Në shumë fshatra janë i vetmi monument historik, e vetmja dëshmi e së kaluarës; dhe pikërisht aty, për shekuj, brezat u pagëzuan, jetuan, u populluan. Kjo kujtesë kolektive, ky kujtim i të gjithëve, me sa duket nuk i përket vetëm bashkësisë katolike. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet t’i kthejmë Kishat në muze. Ligji francez përpiqet të llogarisë këtë funksion të dyfishtë të kishave: që nga viti 1905, Kishat janë pronë publike (Kishat i përkasin komunës, e katedralja shtetit), por të caktuara për kultin katolik. Kjo nuk është gjithmonë e thjeshtë: këto dy funksione ndonjëherë i bien ndesh njëri-tjetrit, ose e konkurrojnë.
Në Notre-Dame de Paris, rivaliteti i përdorimit - ndërmjet fesë dhe pushtetit politik - është shumë i vjetër, por në dekadat e fundit ka marrë një kuptim të ri: a i përket Katedralja turistëve, apo besimtarëve? Me fjalë të tjera, a mund të jetë Katedralja e një dioqeze të madhe në të njëjtën kohë një nga vendet më të vizituara në botë? Janë të pashmangshme konfliktet e hapësirës dhe të kohës ndërmjet këtyre vizitorëve, shpesh shumë të ndryshëm.
Dikush mund të ëndërrojë, megjithatë, se kufiri ndërmjet vizitorëve dhe shtegtarëve nuk është aq i qartë, sepse mund të hysh në Kishë si turist dhe të dalësh si besimtar! A nuk i shtyn vetë vendi vizitorët e tij të hapin zemrat për hirin, për dëgjimin e Lajmit të Mirë? Kjo dëshirë legjitime ndeshet shpesh me realitetet brutale të turizmit masiv, (pritet që pas rihapjes së saj, Katedralja të presë rreth pesëmbëdhjetë milionë vizitorë në vit, duke u bërë monumenti më i vizituar në botë), me qëndrimet e tij të mjerueshëm: me zhurmën, flukset e trafikut, rregulloret e sigurisë: asgjë që favorizon soditjen ose përvojën mistike.
Emocioni që pushtoi Francën dhe mbarë botën kur flakët sulmuan Notre-Dame de Paris, entuziazmi i qindra mijëra donatorëve që donin të kontribuonin në rindërtimin e saj, pasioni i diskutimeve që shoqëruan veprën, tregoi se, për të gjithë, të krishterë ose jo, besimtarë ose jo, nuk ishte një muze i thjeshtë, sado i jashtëzakonshëm - e fare pak ka të bëjë me shndërrimin në muze. Ligji francez përpiqet të japë llogari për këtë funksion të dyfishtë të kishave: që nga viti 1905, kishat janë në pronësi publike (Kishat i përkasin komunave dhe Katedralet, shtetit), por janë caktuar për adhurimin katolik. Kjo nuk është gjithmonë e thjeshtë: këto dy funksione ndonjëherë bien ndesh ose konkurrojnë.
Në Notre-Dame, rivaliteti i përdorimit - ndërmjet fesë dhe pushtetit politik - është shumë i vjetër, por në dekadat e fundit ka marrë një kuptim të ri: Katedralja u përket turistëve apo besimtarëve? Me fjalë të tjera, a mund të jetë Katedralja e një dioqeze të madhe në të njëjtën kohë një nga vendet më të vizituara në botë? Ka në mënyrë të pashmangshme konflikte të hapësirës dhe kohës ndërmjet këtyre përdoruesve, shpesh shumë të ndryshëm. Dikush mund të ëndërrojë, megjithatë, se kufiri nuk është aq i qartë ndërmjet vizitorëve dhe shtegtarëve: a nuk mund të hysh në një kishë si turist dhe të largohesh si besimtar? A nuk i shtyn vetë vendi vizitorët e tij t’i hapin zemrat për hirin, për dëgjimin e Lajmit të Mirë? Megjithatë, kjo dëshirë legjitime bie ndesh me realitetet brutale të turizmit masiv (pritet që pas rihapjes së saj, Katedralja të presë rreth pesëmbëdhjetë milionë vizitorë në vit, duke u bërë monumenti më i vizituar në botë), me imperativat e tij të pamëshirshme: zhurma, flukset e trafikut, rregulloret e sigurisë, asgjë që favorizon soditjen ose përvojën mistike.
Emocioni i ndjerë në Francë dhe në mbarë botën kur flakët sulmuan Notre-Dame, entuziazmi i qindra mijëra donatorëve që donin të kontribuonin në rindërtimin, pasioni i diskutimeve që shoqëruan punimet, megjithatë, treguan se për të gjithë, të krishterë apo jo, besimtarë apo jo, nuk ishte muze i thjeshtë, sado i jashtëzakonshëm. Kuptuan, kështu, se është jeta shpirtërore e botës, që jeton nën këto qemere gotike.
E është edhe detyra jonë të kujdesemi për të, pa lënë pas dore asnjëherë thirrjen e krishterë të vendit. Si mund ta nderojmë këtë thirrje të krishterë në monumentin më të vizituar në botë? Është sfida e kësaj rihapjeje, që do të kërkojë jo më pak frymë krijuese, fantazi dhe punë, sesa rindërtimi i godinës. Por a nuk mjafton manteli i Marisë për t’i mbuluar dhe për t’i mbrojtur të gjithë bijtë e saj?
nga L'Osservatore Romano