Kërko

Virgjëra Mari e Loretos. Shtëpia e saj, vendbanim i Zotit

Zoti gjen shtëpi kudo që ka një "po" të shqiptuar me zemër të pastër: ky është kuptimi i "misterit" që ruhet në shenjtëroren e Zojës Mari në Loreto të Italisë. Tradita thotë se Shtëpia e Shenjtë, dhoma e vogël ku Maria mori njoftimin për lindjen e Jezusit nga kryeengjëlli Gabriel, u zhvendos në Loreto nga engjëjt.

R.SH. / Vatikan

Por sido që të jetë rruga e tërthortë që i solli ata gurë nga Toka e Shenjtë në rajonin italian le Marche, mesazhi që ruhet në shenjtërore të Zojës Mari në Loreto është i qartë: Zoti e takon njerëzimin në jetën e tij të përditshme, në vendet ku zhvillohet jeta e përulur dhe e thjeshtë e çdo dite.

Dhe është një e vërtetë me domethënie revolucionare edhe sot, sepse na flet për një dashuri të Zotit që e shoqëron njerëzimin, pa gjykuar e dënuar: mjafton një “po” thënë Zoti me zemër të sinqertës për ta shndërruar jetën tonë në shtigje hiri.

10 dhjetor 2024, 11:40