Dom Mark Pashkja: Kisha në Shqipëri lutet për Papa Françeskun
R.SH. / Vatikanit
Besimtarë të shumtë në të gjitha Kishat katolike në Shqipëri u mblodhën në unison, ditën e enjte, 27 shkurt, për tu lutur për shëndetin e Papa Françeskut. Të gjithë Ipeshkvijtë i Kishës katolike në Shqipëri udhëhoqën kremtime të veçanta lutjeje në këtë ditë të caktuar nga Konferenca Ipeshkvore e vendit u caktua si ditë lutjeje për shëndetin e Atit të Shenjtë. Po më hollësisht të ndjekim njoftimin e zëdhënësit të Konferenca Ipeshkvore të Kishës katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja:
Besimtarë të shumtë në të gjitha Kishat në vendin tonë u mblodhën ditën e djeshme në unison për tu lutur për shëndetin e Papa Françeskut. Të gjithë Ipeshkvinjtë i Kishës katolike në vendin tonë udhëhoqën kremtime të veçanta lutjeje për këtë ditë që me miratim të Konferencës Ipeshkvnore u caktua si ditë lutjeje për shëndetin e Atit të Shenjtë.
Në Katedralen e Rrëshenit Sh.T. Imzot Gjergj Meta, President i Kish, udhëhoqi adhurimin eukaristik dhe më pas meshën e shenjtë në prani të shumë besimtarëve vendas.
Në Shkodër në Katedralen e Shën Sthjefnit Sh.T. Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv i Shkodër-Pultit dhe njëkohsisht sekretarë i Kish, pas lutjes së rruzarës për shëndetin e Papës kremtoi edhe meshën e shenjtë duke kujtuar rëndësinë e lutjes në jetën e Kishës. Ai theksoi se është lutja ajo që mban Kishën të bashkuar dhe se sot më shumë se asnjë herë na bie detyra të lutemi për pasardhësin e Pjetrit dhe shëndetin e tij.
Në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Imzot Arjan Dodaj, arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit, në prani edhe të Ngarkuarit me Punë të Vatikanit, Imzot Ionut Paul Strejac, u lutën bashkarisht për shëndetin e Papa Françeskut. Në të njëjtën mënyrë u zhvilluan lutje dhe kremtime edhe në Dioqezën e Lezhës, Sapës dhe Administraturën Apostolike të Jugut. Të gjitha bashkësitë famullitare, rregulltare dhe laike në vendin tonë, ditën e djeshme ishin në bashkim shpirtërorë me mbarë kishën universale dhe Papa Françeskun në mënyrë të veçantë.
Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i KISH