Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Anhang: Menuett K61g
Programe Podcast
Fabio Attard, Rektor i Përgjithshëm i Salezianëve Fabio Attard, Rektor i Përgjithshëm i Salezianëve

Don Attard është Rektori i ri i Madh i Salezianëve

Kapitulli i 29-të i Përgjithshëm i Shoqatës së Shën Françeskut de Sales zgjodhi dje pasardhësin e njëmbëdhjetë të Don Bosco-s, maltezin Don Fabio Attard.

R.SH. / Vatikan

Don Fabio Attard është Rektori i ri i Madh i Shoqërisë Saleziane të Shën Gjon Boscos. Ai pason kardinalin Ángel Fernández Artime, SDB, i cili drejtoi Kongregatën e Salezianëve nga 2014 deri në 2024. Kështu u vendos nga Kapitulli i 29-të i Përgjithshëm i Shoqërisë së Shën Françeskut de Sales. Don Fabio Attard, pasardhësi i njëmbëdhjetë i Don Boskos, është i thirrur për të udhëhequr Kongregatën Saleziane dhe për të mishëruar karizmen e tij në shërbim të të rinjve, veçanërisht të atyre më të varfërve dhe më të cenuarve, në 136 kombe të ndryshme të botës ku janë të pranishëm dhe veprojnë Salezianët, si edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

Don Attard do të udhëheqë Kongregatën e dytë rregulltare më të madhe në botë, e cila ka mbi 13.750 rregulltarë salezianë, të pranishëm në 136 kombe dhe të organizuar në 92 provinca. Rektori i ri i Madh mishëron plotësisht karizmën e Don Boskos dhe po përgatitet të drejtojë misionin salezian kushtuar të rinjve. Me një përvojë të madhe teologjike, baritore dhe akademike, don Attard është thirrur të udhëheqë Salezianët drejt një të ardhmeje të përtërirë, duke sjellë ëndrrën e themeluesit të tyre në qendër të botës bashkëkohore.

I lindur më 23 mars 1959 në Gozo, Maltë, At Fabio Attard u rrit në Victoria, ku ndoqi shkollat ​​publike fillore dhe të mesme. Vokacioni i tij filloi të merrte formë gjatë viteve të kaluara në Seminarin e Madh në Gozo (1975-1978). Më pas ai ndërmori aspirantatin e jetës rregulltare saleziane në Kolegjin Savio në Dingli, Maltë, përpara se të përgatitej për noviciatin në Dublin.
Më 8 shtator 1980, ai bëri kushtet e jetës rregulltare si salezian i Don Bosco-s në Maynooth, Irlandë. Don Attard vazhdoi studimet e tij me shumë përkushtim, duke marrë një diplomë në Teologji pranë Universitetit Papnor Salezian (UPS) dhe një Licencë në Teologjinë Morale pranë Akademisë Alfonsiane në Romë. I shuguruar prift më 4 korrik 1987, ai filloi një shërbim thellësisht të rrënjosur në kujdesin baritor dhe kërkimin akademik.

Vazhdimi i misionit të Don Boskos

Zgjedhja e Don Fabio Attard si Rektor i Madh i Salezianëve përfaqëson një agim të ri për Kongregatën e Salezianëve e cila, nën udhëheqjen e tij, do të vazhdojë të rritet si një forcë globale për edukimin, ungjillëzimin dhe transformimin shoqëror. Don Attard do të di të përfshijë dhe motivojë salezianët, bashkëpunëtorët laikë dhe të rinjtë në mbarë botën, për të vazhduar misionin e Don Bosco-s, çka do të thotë: të jenë dëshmitarë dhe bartës të dashurisë së Zotit për të rinjtë, veçanërisht ata që kanë më shumë nevojë.

26 mars 2025, 14:42
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930