Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Requiem in Re minore, per coro maschile e orchestra
Programe Podcast
Palestinians make their way to flee their homes, after the Israel army issued evacuation orders for a number of neighborhoods, following heavy Israeli strikes, in Beit Lahiya

Gaza, atë Romanelli: bomba pranë famullisë, kërkojmë paqe

Famullitari i Familjes Shenjte flet për bombat izraelite gjatë natës, që ranë disa metra larg kishës. Nga 500 refugjatët, që strehohen në të, ata që u larguan për t’u kthyer në jetën normale po vijnë sërish, "sepse ndihen më të sigurt "pranë Jezu Krishtit""

R.SH. – Vatikan

“Na zgjuan bombardimet, ishin këtu afër, 300-400 metra larg, për fat nuk arriti asnjë cifël tek ne, jemi mirë, por në gjithë Rripin e Gazës tashmë flitet për mbi 350 të vdekur dhe më se një mijë të plagosur”. Atë Gabriel Romanelli, nga famullia e Familjes Shenjte, në Gaza, tregon për mediat e Vatikanit ç’ndodhi gjatë orëve të natës ndërmjet 17 e 18 marsit, në të cilat Izraeli nisi sulmet e tij ajrore, duke ndërprerë dy muajt e armëpushimit. “Shpresojmë që çka ndodhi të mos i japë fund armëpushimit, që lufta të mos fillojë përsëri, në këtë periudhë pa bomba kanë mbërritur më shumë ndihma humanitare, veçanërisht ushqime”, shpjegon atë Romanelli, i cili përshkruan ankthin e vazhdueshëm të civilëve. Rreth dhjetë nga njëzet familjet, që provuan të ktheheshin në ç’ka mbetur nga shtëpitë e tyre, ose në shtëpitë e kushërinjve, në kërkim të një jete më të qetë, erdhën sërish në famulli, ku ndihen më të sigurt. Tani, vëren atë Romanelli, të gjithë ata që nuk e kanë provuar ende "po e rishikojnë këtë mundësi, sepse lajmet nuk janë të mira dhe janë më të sigurt "te Jezu Krishti", pavarësisht se në të gjithë Rripin e Gazës, nuk ka një vend vërtet të sigurt".

Ndihmë, shërbim e lutje

Në famullinë e atë Romanelli-t ka rreth 500 refugjatë, pak a shumë po aq sa në fillim të luftës, me përjashtim të kohës kur numri arriti në 700 – katolikë e ortodoksë. “Ne jemi këtu, janë motrat e Nënë Terezës, rregulltarët e kongregatës sime të Fjalës së Mishëruar, motrat e po asaj kongregate, Shërbëtoret e Zotit dhe të Virgjërës së Matarës. Të gjithë përpiqemi të bëjmë të mira, të shërbejmë, të lutemi, të ndihmojmë të moshuarit, fëmijët, që ata të mos vuajnë, sepse fëmijët janë si sfungjeri, e kuptojnë kur të rriturit përjetojnë ankthe”.

Paqe për të gjithë

Falë mbështetjes së Kishës, janë ndihmuar mijëra civilë dhe familje, që kanë humbur gjithçka dhe kanë nevojë për gjithçka. Për këtë ndihmë, atë Romanelli falënderon Patriarkatin Latin të Jerusalemit dhe Patriarkun, kardinalin Pizzaballa, për "mbështetjen e madhe". Në famullinë e Familjes Shenjte vazhdohet lutja, si gjithmonë, me shpresën, përfundon famullitari i saj, atë Romanelli, që "t’i bindim të gjithë se paqja është e mundur, se duhet të punojmë për paqen, për veprat e drejtësisë. Lutemi që Zoti t'i japë kësaj pjese të Tokës Shenjte një periudhë paqeje, për të gjithë, për palestinezët dhe izraelitët".

18 mars 2025, 16:17
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930