Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro
Programe Podcast
Jeruzalemi Udhë Kryqi e Studentëve të Krishterë, për Paqe në Lindjen e Mesme Jeruzalemi Udhë Kryqi e Studentëve të Krishterë, për Paqe në Lindjen e Mesme

Jeruzalemi, Udhë Kryqi e Studentëve të Krishterë, për Paqe në Lindjen e Mesme

Në viset ku lindi, u kryqëzua, vdiq e u ngjall Krishti lindin rishtas shpresat për një jetë të re, me dyndje shtegtarësh, që mbi supe e në shpirt mbartin kryqin. Aty ku u end vdekja, endet pranvera e re. Ku u dynd terri, rrezaton një dritë, që zbret nga Qielli

R.SH. / Vatikan

Në viset ku lindi, u kryqëzua, vdiq e u ngjall Jezu Krishti lindin rishtas shpresat për një jetë të re, me dyndje shtegtarësh, që mbi supe e në shpirt mbartin kryqin, i cili do të kujtohet deri në fund të fundit të botës, ashtu si kujtohet historia e pashoqe e shekujve që kaluan, po nuk vdiqën kurrë, sepse u shkruan në kujtesën e njerëzimit. E ato vise tronditëse mbetën aty ku ishin, për të treguar historinë e kaluar e për t’u lutur për të ardhmen.

Të Premten e dytë të Kreshmëve, afërsisht një mijë nxënës nga shkollat ​​e krishtera të Jeruzalemit, të shoqëruar nga Rojtari i Tokës Shenjte, Atë Francesco Patton dhe famullitari, kujdestari dhe drejtuesi i shkollave të Kujdestarisë në Tokën e Shenjtë, Atë Ibrahim Faltas, morën pjesë në Udhën e Kryqit,  a Udhën e Dhembjes. Kjo Udhë vdekjeje - por gjithnjë e pamort - titullohej "Shpresa nuk të zhgënjen", e të kujton sakaq Vitin Jubilar të Shpresës dhe nevojën urgjente për rilindjen e paqes, atje ku lindi Jezu Krishti Zot!   

"Shpresa" në Udhën e Kryqit…

Fjala "shpresë" dhe fytyra e Papës Françesku bien në sy në tabelat shumëngjyrëshe të mbi 500 fëmijëve dhe të rinjve, që ecin në Udhën e Dhimbjeve, në Jeruzalem, mëngjesin e së premtes, 14 mars.

Udha e përvitshme e Kryqit e nxënësve të shkollave të krishtera të qytetit, në fillim të Kreshmëve, sivjet ishte ngjarje jubilare dhe rast për t'u lutur për shëndetin e Papës. E edhe për fra Aymen, zëvendës-famullitar i Jeruzalemit, i plagosur rëndë gjatë një aksidenti rrugor kohët e fundit. Të rinjtë ndoqën rrugën tradicionale deri në stacionin e tetë të Udhës  së Kryqit; të tjerët vijuan në Kishën e Shën Shëlbuesit. Rreth qafës së tyre spikasnin shalle të bardha me simbolin e një kryqi të kuq jubilar në qendër.

Për Papën, në Udhën e Dhimbjeve

“Sot u lutëm që Papa të përmirësohet dhe të rifitojë shpejt shëndetin. Ne e duam atë. "Zoti qoftë me të" - tha një nxënës i shkollës Toka Shenjte, në Beit Hanina. Djemtë e institutit, me një nga mësuesit e tyre, realizuan një vizatim të madh të Papës Françesku duke mbajtur për dore dy fëmijë. Piktura u mbart përgjatë Udhës së Dhimbshme, deri para kryqit. Fëmijë të tjerë mbanin tabela shumëngjyrëshe ku shkruhej "Hope” (Shpresë) dhe “Get well soon” "Shërohuni shpejt", shoqëruar me një vizatim të Papës.

Atë Ibrahim Faltas, françeskan, kreu i shkollave të Kujdestarisë, flet për këtë nismë: “Ne e dimë se sa shumë na do Papa. Të mos harrojmë të gjitha thirrjet e tij për Tokën Shenjte, afërsinë e tij, veçanërisht me fëmijët. Edhe ata e dinë mirë. Kjo është arsyeja pse ata donin të bënin këto vizatime, për t'i shprehur Papës dashurinë e tyre në këtë çast të vështirë".

Lutja për paqe

Një vajzë mbante gjatë gjithë procesionit një kryq të mbuluar me shënime dhe me mesazhe paqeje. Kështu, studentët e krishterë të Jeruzalemit donin të shprehnin lutjen e tyre për paqen dhe përfundimin e konfliktit, në vazhdim mbi këtë tokë që nga tetori i vitit 2023. "Sot ne jetojmë në një botë ku ka shumë, shumë luftëra" - thotë Rojtari i Tokës së Shenjtë, Atë Francesco Patton, ofm, duke nisur Udhën e Kryqit:

“Jezusi na mëson se janë të lum ata që punojnë për paqen, zemërbutët e të mëshirshmit, ata që nuk i përgjigjen dhunës me dhunë; na thotë se edhe ne duhet të kemi një zemër si të tijën, e cila është aq e madhe, sa t’i falë edhe ata që e kryqëzojnë".

Në viset ku lindi, u kryqëzua, vdiq e u ngjall Krishti lindin rishtas shpresat për një jetë të re, me dyndje shtegtarësh, që mbi supe e në shpirt mbartin kryqin, i cili do të kujtohet deri në fund të fundit të botës, ashtu si kujtohet historia e pashoqe e shekujve që kaluan, po nuk vdiqën kurrë, sepse u shkruan në kujtesat e njerëzimit… E ato vise tronditëse mbetën aty ku ishin, për të treguar historinë e kaluar e për t ‘u lutur për të ardhmen….

14 mars 2025, 15:40
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031