Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro molto
Programe Podcast
Imzot Svjatoslav Shevchuk Imzot Svjatoslav Shevchuk

Kisha ukrainase: Papa vazhdoftë misionin e tij të paqes

Kreu dhe ati i Kishës Katolike Greke të Ukrainës, Imzot Sviatoslav Shevchuk, i shkroi një letër Papës Françesku duke i uruar shëndet të plotë e vijim të misionit të Tij të jashtëzakonshëm apostolik.

R.SH. / Vatikan

Kreu dhe ati i Kishës Katolike Greke të Ukrainës, imzoz Sviatoslav Shevchuk, i shkroi një letër Papës Françesku për të shprehur mbështetjen me lutje në sëmundjen e tij dhe i ftoi besimtarët të bashkohen në këtë lutje. Në letrën e tij drejtuar Atit të Shenjtë, Prelati kujton se do ta mbështesë me fjalë lutjeje nga ana e ipeshkvijve, meshtarëve, rregulltarëve dhe motrave rregulltare, si dhe nga të gjithë besimtarët e Kishës Katolike Greke të Ukrainës.

“Në këtë çast brishtësie fizike dhe vuajtjesh, i lutemi Zotit t’Ju japë forcën e Shpirtit Shenjt, që të mund të vazhdoni misionin e saj apostolik të paqes dhe të shpresës në botën bashkëkohore, të plagosur nga luftërat”.

Kreu i Kishës greko-katolike të Ukrainës e falënderon Papën Françesku për mbështetjen e tij të vazhdueshme të Ukrainës, që nga fillimi i agresionit rus, duke kujtuar veçanërisht gjestet përpara shtrimit të tij në spital - ndërmjet të cilave, dhurimin e librit për martirët e rinj të Kishës Katolike Greke të Ukrainës "Të persekutuar për të vërtetën", dhuruar disa udhëheqësve politikë.

“Fytyrat e martirëve të regjimit totalitar komunist le t'u flasin liderëve të sotëm, t’u tregojnë të vërtetën për të kaluarën dhe të jenë paralajmërim kundër ngadhënjimit të së keqes në botën bashkëkohore”.

Imzot Sviatoslav Shevchuk fton klerin, rregulltarët, motrat rregulltare dhe besimtarët e Kishës Katolike Greke të Ukrainës të bashkohen në lutje për Atin e Shenjtë dhe u kërkon bashkësive dhe grupeve të ndryshme të lutjes ta shoqërojnë Papën Françesku me lutje dhe agjërim në këtë periudhë vuajtjeje dhe lufte kundër sëmundjes.

02 mars 2025, 15:56
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031