Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
PASMBRËMËSORJA LATINISHT
Programe Podcast
duart në lutje duart në lutje

Lutja është pasqyrim i dashurisë, që ndjejmë për Zotin

Kur njeriu dëshiron të lutet, gjëja e parë që duhet të bëjë është të dëgjojë Fjalën e Zotit, sepse lutja mbi të gjitha është dialog me Zotin. Lutja është pasqyrim i dashurisë, që ndjejmë për Zotin, për të tjerët dhe për botën e krijuar. Të lashtët thoshin se të lutesh do të thotë të marrësh frymë, të marrësh frymën e Zotit.

R.SH. / Vatikan

Lutja është frymëmarrja e fesë, është shprehja e saj më e përshtatshme. Si një britmë, që del nga zemra e atyre që besojnë dhe e lëshojnë veten në dorë të Zotit. Lutja e vërtetë është motori i botës, sepse i mban dyert të hapura për Zotin. Për këtë arsye, pa lutje nuk ka shpresë, por vetëm iluzion. Lutja është kaq e rëndësishme, lutja e përditshme, lutja private, lutja në heshtjen e në qetësinë e zemrës. 

“Lutja është pasqyrim  i dashurisë, që ndjejmë për Zotin, për të tjerët dhe për botën e krijuar”, pati pohuar Papa Françesku gjatë lutjet mbrëmësore, kremtuar më 17 korrik 2015, në Kishën Katedrale në Asunción, në Paraguai. “Secili nga ne, në lutjen tonë, duhet të bëhet sa më i ngjashëm me Jezusin – theksoi Papa - duke kujtuar se lutja liturgjike, shndërrohet në shprehje të mbarë Kishës, nuses së Krishtit, që përpiqet të bëhet një me Zotin e vet”.

"Në lutjen tonë, kujtoi Papa Bergoglio, duam të bëhemi sa më të ngjashëm me Jezusin. Kisha na mëson lutjen e gjallë, në të cilën ndjehet fort gjithçka jetojmë në jetën e përditshme; lutje, që nuk është tjetërsuese e as vetëm dekorative, sepse, siç na kujtojnë Pslamet, jemi në duart e Zotit. I krishteri në lutje e ndjen me forcë praninë e Krishtit. Të lashtët thoshin se të lutesh do të thotë të marrësh frymë, të marrësh frymën e Zotit".

31 mars 2025, 16:04
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031