Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
La Passione di Gesù, oratorio a 4 voci su testo di Pietro Metastasio
Programe Podcast
2025.03.05 istituto Cabrini Roma

Lutje dhe shpresë nga e gjithë bota për Papën Françesku

Nga Azia në Afrikë e deri në Amerikën Latine, duke kaluar nga nxënësit e një shkolle katolike romake me emrin e Shenjtes Kabrini: shumëfishohen nismat në mbështetje të Papës dhe lutjet për shërimin e tij të shpejtë

R.SH. – Vatikan

Që nga 14 shkurti, dita e shtrimit të Papës Françesku në spitalin Gemelli të Romës për një pneumoni nga të dyja krahët, një rrjet i padukshëm shprese dhe afërsie po shtrihet gjithnjë e më shumë në çdo gjerësi gjeografike të botës. Njerëz të thjeshtë, besimtarë a jo, e bashkojnë zërin e duart për t’iu lutur Zotit të Gjithëpushtetshëm që t’i japë shëndet Atit të Shenjtë, të cilin e urojnë të përmirësohet sa më shpejt e të kthehet në veprimtarinë e tij të përditshme, në krye të Kishës universale.

Lutje në trevat shqiptare

 Kështu ndodh edhe në trevat shqiptare, ku besimtarët janë mbledhur vazhdimisht për këtë qëllim. Jo më larg se të enjten, 27 shkurt, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ia kushtoi ditën lutjes për shëndetin e Papës Françesku. E solidaritetin e tyre e shprehën edhe komunitetet e tjera fetare në Shqipëri, duke filluar nga ai mysliman, për të kaluar tek ai ortodoks e tek ai ungjillor, të cilët kanë shprehur edhe vlerësimin e tyre për kontributin e Atit të Shenjtë në paqen botërore e në dialogun ekumenik e ndërfetar.

Lutja ndërfetare në Indonezi

Lutje ndërfetare për Papën edhe në Indonezi, ku u kujtua vizita e tij në Xhakartë. Në Hati - "poledri edukativ", simbol i takimit mes kulturave, krijuar nga të rinjtë e Scholas Occurrentes dhe përuruar nga vetë Papa gushtin e kaluar - u mblodhën së bashku myslimanë, të krishterë, hinduistë dhe budistë në shenjë dashurie për Papën Bergoglio.

Afërsia e pakicës katolike në Pakistan, Libi e në Republikën e Afrikës Qendrore

Të pandërprera, edhe lutjet e pakicës katolike në Pakistan, ku kryeipeshkvi i Karaçit, imzot Benny Mario Travas i ka kërkuar klerit vendas të organizojë takimet e besimtarëve për këtë. Po kështu bën ipeshkvi i Lahores, imzot Sebastian Francis Shaë, që kryesoi Rruzaren në fshatin e tij të lindjes. Duke kaluar nga Azia në Afrikë, në Libi çdo ditë përmes Facebook-ut, kushtet e Papës, të publikuara në buletinin e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, u komunikohen besimtarëve të grigjës së vogël katolike, pohon ipeshkvi françeskan Sandro Overend Rigillo, vikar apostolik i Bengazit. Në Bangui, në Republikën e Afrikës Qendrore, bashkësia mblidhet në katedrale për kremtimin eukaristik "në bashkim me Vatikanin dhe me gjithë botën, që Zoti t'i japë shëndet Papës Françesku".

Përqafimi i Amerikës Latine

Natyrisht, nuk mund të mungonte Amerika Latine e tij: në Venezuelë, Konferenca Ipeshkvnore i ka ftuar besimtarët në një lutje të posaçme për Atin e Shenjtë, ndërsa ipeshkvijtë portorikanë, në njëmesazh, nxjerrin në pah ngrohtësinë, butësinë atërore të Françeskut dhe vëmendjen e tij për vështirësitë e tyre. Nga ana e tyre, prelatët e Kosta Rikës nënvizojnë përvujtërinë dhe përkushtimin me të cilin Ati i Shenjtë e ka drejtuar deri tani Kishën, duke dhënë dëshmi feje me jetën dhe fjalën e tij. Së fundi, imzot Germán Medina Acosta, zv.kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Kolumbisë, në një videomesazh inkurajon famullitë që të intensifikojnë lutjet.

Solidaritet nga Italia

Në Itali, ipeshkvijtë e Lazios dhe ata të Triveneto-s i kushtuan një mendim Papës në hapjen e asambleve rajonale, ndërsa në shenjtëroren mariane të Pompeit lutja për Françeskun vazhdon dhe është intensifikuar në këto ditë sëmundjeje për të. Besimtarët i drejtohen për ndërmjetësim themeluesit të "kështjellës së Rruzares", Bartolo Longo-s, kanonizimi i të cilit u shpall më 25 shkurt.

Letra e ipeshkvijve të Rumanisë

Nga prelatët rumunë të riteve katolike latine dhe greko-katolike, ftesa për t'u lutur së bashku për Papën, i cili mbart në zemrën e tij, lexohet në një notë, "shqetësimet dhe shpresat tona, duke na nxitur gjithmonë për dashuri, mëshirë dhe unitet". Ipeshkvi Iashi Iosif Păuleţ i fton besimtarët të intensifikojnë lutjet, në mënyrë që "Zoti ta forcojë Atin e Shenjtë dhe t'i japë hirin që të vazhdojë ta udhëheqë Kishën me urti, fe dhe dashuri".

Fëmijët e institutit romak “Kabrini” në lagjen Prenestina

 E pastaj, fëmijët, të cilët tregojnë dashurinë e tyre me letra dhe vizatime shumëngjyrëshe. Disa spontanisht, të tjerë të ndihmuar nga të rriturit. Siç po ndodh në shumë shkolla katolike, si në institutin, që mban emrin e shenjtes Françeska Ksavier Kabrini, në periferinë lindore të Romës. Vogëlushët bënë vizatime me shumë "zemra të vogla të kuqe", duke ia kushtuar 26 shkurtin reflektimit dhe lutjes së përbashkët për Papën.

06 mars 2025, 17:18
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031